Libri i princ Harryt do trondisë opinionin publik mbi sjelljen mbretërore, shakaja “e hidhur” e Charles: Kush e di nëse jam babai yt i vërtetë?

Libri i princ Harryt do trondisë opinionin publik mbi sjelljen mbretërore,  shakaja “e hidhur” e Charles: Kush e di nëse jam babai yt i vërtetë?

Princ Harry dhe Charles III

Princ Harry dhe Meghan Markle kane qenë kryefjala e mediave të huaja, pas publikimit të dokumentarit që ata të dy realizuar në bashkëpunim me Netflix. Së fundmi, është komentuar libri “Spare”.  ku princ Harry flet për familjen mbretërore dhe prapaskenat pas dyerve të mbyllura. Ai është shprehur në intervista që nuk dëshiron të lëndoj askënd, por vetëm të thotë ato sekrete që do e lëndonin nësë nuk do i thoshte, prandaj pritet që ky libër të jetë "kryefjala" e rradhës në Mbretërinë e Bashkuar. Libri i ri i Princit Harry “Spare” pritet të shkaktojë mjaft bujë në Pallatin Buckingham sepse përmban shumë detaje të gjithçkaje që ndodh në familjen mbretërore, ku disa prej detajeve Harry i ka ndarë për publikun.

Ai ka shkruar pa diskutim për marrëdhënien me mamanë e tij, princeshën Diana si dhe ka ndarë me të gjithë mënyrën si trajtohej nga princ Charles III, pas bujës dhe historisë së famshme që princesha Diana kishte një marrëdhënie me majorin Jamës Heëitt. Princ harry nënvizoi se babai i tij i kishte thënë thënë në formë batute:  “Kush e di nëse unë jam babai yt i vërtetë?”

Harry  tha se kjo ndodhi kur Charles donte të tregonte një nga batutat e tij më të mira që kishte të bënte me vizitën e tij në një spital psikiatrik. Kur Charles III shkoi në një azil, ai takoi një të burgosur që pretendonte se ishte Princi i Uellsit.

Gjatë bisedës së tyre, mbreti aktual i Britanisë së Madhe i  tha atij se ai ishte princi.

“Ti nuk mund të jesh Princi i Uellsit, unë jam Princi i Uellsit”, citohet të ketë thënë babai i tij.

Dhe ndërsa burri e dëgjonte me vëmendje, ai përsëriti atë që thoshte Çarlsi.

Menjëherë më pas Charles i kishte thënë se “të gjithë mund të jetojnë në botën e tyre të fantazisë” dhe më pas me shaka i tha:  “Kush e di nëse unë jam babai yt i vërtetë? Ndoshta babai yt është në Broadmoor, biri im i dashur!”

Nga ana e tij, Harry e përshkroi këtë shaka të veçantë si “shije të keqe”. Ngjarja ndodhi në një kohë kur qarkullonin zëra se babai i tij i vërtetë ishte Major Heëitt.

James Heëitt kishte një lidhje me Princeshën Diana nga viti 1986 deri në 1991. Në fakt, ngjashmëria që djali i dytë i Charles kishte me majorin ndezi pretendimet që thoshin se Duka i Sussex është fryt i dashurisë së Dianës dhe Heëitt. Në librin e tij Harry tregon për ndjesitë e tij në momentin kur kjo ngjarje u bë e bujshme, edhe ps princesha Diana e kishte takuar majorin Heëiit shumë kohë pasi kishte lindur Harry.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
Trondit sërish Princ Harry: Kam marrë drogë për t’i shpëtuar realitetit

Në librin e tij Princ Harry ka folur edhe në lidhje me shqetësimet nga stresi dhe paniku që ai ndjente, veçanërisht rreth detyrave publike si fjalimet apo intervistat.

Po ashtu ai ka qenë shumë i hapur ku ka pranuar se për të përballuar shqetësimet, ka marrë drogë. Sipas tij ai ka marrë drogë për t'i shpëtuar realitetit

“Më ndihmuan edhe drogat psikodelike. Unë kisha eksperimentuar me to gjatë gjithë viteve, për një kënaqësi të thjeshtë, por tani kisha filluar t'i merrja për terapi, si ilaçe, - shkruan ai në librin ‘Spare’.

Ai thotë se kjo e lejoi atë të shihte "një botë tjetër përtej perceptimit tim shumë të kufizuar shqisor" dhe ai reflekton se shumë filozofë thonë se "jeta jonë e përditshme është një iluzion".

Harry gjithashtu pranoi se kishte marrë kokainë për të "më bërë të ndihem ndryshe".

Ora 11:50
'Ajo komplotoi për kurorën. Babai im nuk duhej të martohej me Camilla-n', nuk kanë fund 'bombat' e Harry-t

1673002373_0456067C1A5748D88804CF0A7EFF1CEC1.jpeg

Princi Harry vazhdon të trondisë. Duka pohon gjithashtu se ai dhe vëllai i tij William ‘e lutën’ Princin e atëhershëm të Uellsit që të mos martohej përsëri pas vdekjes së Princeshës Diana, nga frika se ajo do të ishte ‘njerka e tyre e keqe’

Princi Harry ka akuzuar në mënyrë sensacionale Camilla-n për komplot për t’u martuar me Charles, për të marrë kurorën dhe për rrjedhje të historive në shtyp, në kujtimet e tij.

Në një pasazh të jashtëzakonshëm në autobiografinë e tij eksplozive, të titulluar Spare, Duka i Sussex-it shkruan: “Menjëherë pas takimeve tona private me të, ajo filloi të zhvillonte strategjinë afatgjatë, një fushatë drejt martesës dhe me kalimin e kohës, Kurorës (me bekimin e babait tonë, besoj).

“Në të gjitha gazetat filluan të shfaqen lajme për bisedat e saj me Willy-n, histori që tregonin shumë detaje të vogla, asnjëra prej të cilave nuk vinte nga vëllai im, natyrisht.”

Duka pohon gjithashtu se ai dhe vëllai i tij William ‘e lutën’ Princin e atëhershëm të Uellsit që të mos martohej përsëri pas vdekjes së Princeshës Diana, nga frika se ajo do të ishte ‘njerka e tyre e keqe’. Charles ishte përpjekur të fitonte mbi djemtë e tij përpara se t’i kërkonte publikut të pranonte Camillan, pretendon libri. Më pas, Harry thotë çuditërisht, se takimi me bashkëshorten e ardhshme të Mbretëreshës për herë të parë ishte si një ‘injeksion’.

Ai shkruan: ‘Mbaj mend që pyesja veten nëse ajo do të ishte mizore me mua; nëse do të ishte si të gjitha njerkat e liga në tregimet që kisha lexuar’.

Në librin e tij, i cili është botuar në Spanjë, Harry e quan gjithashtu Williamin ‘armikun e tij kryesor’ dhe ‘të kundërtën polare’ të vetes, si dhe përshkruan momentin kur babai i tij Charles i tha se nëna e tyre Diana ishte vrarë në një aksident automobilistik në Paris.

Harry akuzon vëllanë e tij më të madh se ishte agresori gjatë largimit të tij dhe Meghan, duke pretenduar se marrëdhënia e tyre është tensionuar dhe dëmtuar aq shumë sa Princi i Uellsit vetëm do ta ‘përqeshë’ atë. Duka zbulon se ai mbajti një takim sekret me William dhe Charles disa orë pas funeralit të Princit Philip në prill 2021 – afër varrit të mbretit Edward VIII dhe Wallis Simpson – por tha se babai dhe vëllai i tij nuk donin ta dëgjonin dhe pretendonin se nuk e kuptonin pse kishte emigruar.

Sulmet e tij ndaj William dhe Charles zbulohen në fillim të versionit spanjoll të librit të tij ‘Spare’. Aty libri quhet “En La Sombra”, që përkthehet “Në hije”, dhe fillon me dedikimin: “Për Meg, Archie dhe Lili… dhe, natyrisht, nënën time”. Libri nuk pritet të dalë në Britaninë e Madhe deri të martën në mëngjes, por fragmente të ndryshme janë zbuluar në shtyp. / bota.al

Ora 09:47
Princi Harry rrëfen ‘traumën’ pasi ka parë skenat e seksit të gruas së tij në filmin 'Suit': Kam nevojë për terapi me goditje elektrike

Princ Harry tregon në librin e tij “Spare” tmerrin që ka ndjerë kur ka parë skenat erotike të bashkëshortes së tij Meghan Markle në filmin “Suits”.  Duka i Sussex-it pranon se ka bërë gabimin më të madh që i ka parë ato skena mjaft erotike të gruas së tij, që në fillimet e njohjes së tyre.

Meghan Markle është aktore dhe ka luajtur për shtatë sezone rolin e avokates 41-vjeçare Rachel Zane, që nga viti 2011-2018. Princi Harry në librin e tij të ri, shkruan se ka nevojë për “terapi me goditje elektrike” për të hequr nga mendja skenat e seksit të Meghan Markle dhe ka thënë se do ishte më mirë për të nëse nuk do t’i kishte parë ato skena pasi janë shumë intime dhe erotike për t’i përballuar, edhe se e dinte që ajo ishte një aktore.

Markle ishte e martuar me producentin Trevor Engelson gjatë pjesës më të madhe të kohës së saj në këtë serial, por ish-çifti i dha fund marrëdhënies në vitin 2014.

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neli: 07/01/2023 09:15

    Po kujt i hyn ne pune cben ky me familjen. Skuptoj pse jepen keto lajme. Mire atje ne angli jane budallepsur njerezit nga keta. Po ne o vella apo moter cna hyn ne pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë