Trondit sërish Princ Harry: Kam marrë drogë për t’i shpëtuar realitetit

Trondit sërish Princ Harry: Kam marrë drogë për t’i shpëtuar realitetit

Në librin e tij Princ Harry ka folur edhe në lidhje me shqetësimet nga stresi dhe paniku që ai ndjente, veçanërisht rreth detyrave publike si fjalimet apo intervistat.

Po ashtu ai ka qenë shumë i hapur ku ka pranuar se për të përballuar shqetësimet, ka marrë drogë. Sipas tij ai ka marrë drogë për t'i shpëtuar realitetit

“Më ndihmuan edhe drogat psikodelike. Unë kisha eksperimentuar me to gjatë gjithë viteve, për një kënaqësi të thjeshtë, por tani kisha filluar t'i merrja për terapi, si ilaçe, - shkruan ai në librin ‘Spare’.

Ai thotë se kjo e lejoi atë të shihte "një botë tjetër përtej perceptimit tim shumë të kufizuar shqisor" dhe ai reflekton se shumë filozofë thonë se "jeta jonë e përditshme është një iluzion".

Harry gjithashtu pranoi se kishte marrë kokainë për të "më bërë të ndihem ndryshe".


Lajmi kryesor:

Libri i princ Harryt do trondisë opinionin publik mbi sjelljen mbretërore, shakaja “e hidhur” e Charles: Kush e di nëse jam babai yt i vërtetë?


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjeorgjia në krizë politike/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën: Është jolegjitim

Gjeorgjia në krizë politike/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën: Është jolegjitim