Libri “ Parrullat në Gurë”
në gjuhën esperanto
Vëllimi i mirënjohur me tregime “Parrullat me gurë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka qarkulloi këto ditë në gjuhën esperanto, apo në gjuhën e së ardhmes.
Vëllimi i mirënjohur me tregime “Parrullat me Gurë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka qarkulloi këto ditë në gjuhën esperanto, apo në gjuhën e së ardhmes.
Libri është përkthyer nga Tomas Chmielik dhe Bardhyl Selimi dhe shoqërohet nga një pasthënie e gjatë dhe e plotë vlerësuese e Istvan Ertl, i cili mes të tjerash shkruan:
“... Aliçka i mëson lexuesit Shqipërinë. Jo atë të fshehur pas kërpudhave të bunkerëve dhe pirgjeve të mbeturinave, por atë të oborreve dhe kafeneve, klasave mësimore dhe zyrave, autobusëve dhe stacioneve të trenit. Falë këtij mësimi ajo nuk është më e pakuptueshme dhe e paarritshme si dikur, por paradoksalisht bëhet më njerëzore, më e afërt në veçanësinë e dhe ndryshimësinë e saj, që ka më shumë cilësi universale...”
Ky vëllim me tregime, është përkthyer dhe botuar tashmë edhe në mjaft gjuhë të tjera të botës, si në frëngjisht (ku ka njohur edhe ribotime), italisht, polonisht, sllovakisht dhe rumanisht. Tregimi që mban titullin “Parrullat me gurë” është përkthyer dhe botuar gjithashtu i përfshirë nëpër antologji të ndryshme.
Bazuar në tekstin e këtij tregimi, autori ndërtoi skenarin e filmit me të njëjtin titull që u vlerësua me Çmimin e Kritikës në Festivalin e Kanës më 2001 dhe Globin e artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio po të njëjtin vit.
Ylljet Aliçka është një nga autorët shqiptarë më të njohur të botës shqiptare, i vlerësuar me shumë çmime letrare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Romani i tij më i fundit në shqip është “Valsi i lumturisë”.
Gjatë dy viteve të fundit ka qarkulluar në esperanto nga Shtëpia Botuese Swidnik edhe romani i shkrimtarit Fatos Kongoli “I huaji”. Po kështu ka qarkulluar tashmë edhe vëllimi “E hëna në shtatë ditë” i poetes Luljeta Lleshanaku.
Redaksia Online
(Jetona.Koçibelli/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3631
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Kosovës hyn në institucionet serbe në Graçanicë
15 Janar, 09:33
-
VIDEOLAJM/ Kryeministrja italiane Meloni feston sot ditëlindjen, ja dhurata e Ramës
15 Janar, 09:33
-
VIDEO/ Juventusi s'di të fitojë, vetëm 1-1 kundër Atalantës! Gjimshiti luan 90 minuta
15 Janar, 09:26
-
VIDEO/ Milani merr tri pikë në udhëtim, përmbys 1-2 Comon
15 Janar, 09:25
-
GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo
15 Janar, 09:22
-
SHBA/ Elon Musk paditet nga autoritetet federale për blerjen e Twitter
15 Janar, 09:22
-
Tentoi të shpallte gjendje lufte, presidenti i Koresë së Jugut rrezikon dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm
15 Janar, 09:20
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Durrës/ Thyen xhamin e picerisë dhe vodhën një shumë parash, arrestohet i riu! Në kërkim 30-vjeçari (VIDEO)
15 Janar, 09:10
-
Osmani takon ish-ambasadorin Walker: E vërteta e Reçakut është e pamohueshme
15 Janar, 09:04
-
Lezhë/ Vijon të jetë në arrati, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola! U gjet fajtor për 'Kultivim të bimëve narkotike'
15 Janar, 09:01
-
Pesë ditë nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë/ Çfarë do të presë bota nga Donald Trump si president i SHBA
15 Janar, 08:57