Licencimi/ Mjekët, farmacistët
dhe dentistët, ja data e testimit

Licencimi/ Mjekët, farmacistët<br />dhe dentistët, ja data e testimit
Profesionet e mjekësisë do të testohen duke filluar nga data 17 dhjetor. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin e provimeve të shtetit për mjekët, stomatologët dhe farmacistët.

Këto 3 profesione do të testohen deri në datën 23 dhjetor. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit,  kopje të Kartë ID ose Pasaportë dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit.
 
Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi. Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit si dhe ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot