Liceu Artistik, një koncert që vë
“në garë” profesorët dhe nxënësit

Liceu Artistik, një koncert që vë<br />“në garë” profesorët dhe nxënësit<br /><br>
    I konceptuar si një buqetë lulesh për festat e fundvitit, një koncert me nxënësit dhe profesorët e Liceut Artistik është mbajtur në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

“Patëm dëshirën që të bënim diçka ndryshe. Në fakt kjo dëshirë u shpreh në mënyrë spontane nga një kolegia jonë e cila ka shumë vite në Liceun Artistik”, tha drejtoresha artistike e Liceut, Klodi Zheji.

“Ishte një projekt i zonjës Valbona Simixhiu, një projekt i kahershëm për bashkimin e disa mësuesve dhe organizimin e një mbrëmje gala. E quaj gala sepse janë përmbledhur disa numra shumë të bukur të kompozitorëve më me emër të muzikës klasike”, u shpreh Denis Bizhga, violinist dhe profesor ne lice.

Jo vetëm nxënësit e liceut, por edhe vetë drejtoresha e këtij institucioni ishte e entuziazmuar për realizimin e këtij projekti.

Nuk është hera e parë që ata organizojnë diçka të tillë. Ndoshta vetë në mënyrë individuale ata ishin organizuar. Nxnësit e Liceut kanë qenë pjesë të koncerteve të ndryshme, por që të bëheshin bashkë u desh patjetër një frymë, një lloj indicie. Pra u treguan të gatshëm dhe e morën me shumë entuziazëm”, tha drejtoresha e Liceut Artistik, Valbona Gavelli.

Ideja e perfomancave të përbashkëta e nxënëseve me profesorët e liceut është vlerësuar edhe nga muzikantë të njohur.

Liceu Artistik është fabrika e të gjithë prodhimit të artit muzikor, arteve figurative e më gjerë. Të gjithë artistët që kemi në zë të gjeneratës së sotme janë produkte që kanë kaluar nga Liceu Artistik dhe më vonë në Akademinë e Arteve”, u shpreh violinisti Besim Petrela.

Kufijtë mes profesorëve dhe nxënësve të liceut në këtë koncert u shkrinë në një emocion të përbashkët. Interpretimet në piano, në violinë, tingujt e flautit dhe ariet janë përcjellë me duartrokitje nga publiku.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë