Liderët e Bashkimit Europian, ‘të ftohtë’ me planin e ri të Johnson për Brexit (VIDEO)

Partnerët evropian pavarësisht se inkurajuan kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson të bëjë propozime të mëtejshme për Brexit, por në fund ata mbetën shumë të ftohtë.

Guy Verhofstadt, Kordinator i Parlamentit Europian për Brexit, sqaroi reagimin e tij negativ ndaj propozimeve të paraqitura nga kryeministri britanik. Sipas tij, propozimet shërbenin vetëm për të hedhur fajin mbi Brukselin për dështimin e negociatave me Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm negociatori Michel Barnier ishte pak më optimist.

“Është bërë përparim, por ende duhet shumë punë për të arritur tre objektivat e Backstop; asnjë kufi ekonomik irlandez ose mbrojtje e Tregut të Vetëm Europian, që do të thotë mbrojtje për konsumatorët, qytetarët dhe bizneset brenda Tregut të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian.”

Lideri i partisë kryesore opozitare, Jeremy Corbyn, kohë më parë i pasigurt për të qëndruar në Europë apo për të organizuar një referendum të dytë, deri tani ka pritur propozimet e Johnson.

“Ky është një projekt më i keq se ai i ish kryeministres Theresa May dhe unë nuk shoh arsye për ta mbështetur. Projekti zhvlerëson Britanin e Madhe dhe hedh në erë marrëveshjen e së Premtes së Shenjtë.”

Për Kryeministrin irlandez Leo Varadkar, propozimet e reja për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk i arritën plotësisht objektivat e dakorduar.

Sidoqoftë, Arlene Foster, liderja e Partisë Unioniste të Irlandës Veriore duket më optimiste.

“Plani i Johnson është i mirë. Në fund të fundit ai parasheh largimin nga bashkimi europian doganor, nga Tregu Europian dhe jep mundësinë e bashkimit si rajon në Mbretërinë e Bashkuar. Duket si një mënyrë e mirë për tu larguar.”

Dje në Kongresin e Konservatorëve që u zhvillua në Mançester, Kryeministri Boris Johnson zbuloi planin e tij për daljen nga BE.

Esenca e fjalës së tij gjatë prezantimit të propozimit ishte "Take it or leave it", merre ose lëre, dhe se përtej kësaj nuk ka tjetër alternativë.

Sipas planit të Johnson, Irlanda Veriore do të mbetej deri në vitin 2025 në shumë degë, pjesë e Tregut të Brendshëm Europian, pastaj me pjesën tjetër të Britanisë së  Madhe do ta lidhte unioni doganor.

Zgjidhja e kompromisit, i ashtuquajturi "Backstop", i propozuar nga ish-kryeministrja, Theresa May në Bruksel, u refuzua disa herë nga parlamenti britanik.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë