TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës në largim Lulzim Basha ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit në njësinë numër 8.
Pas votimit ai është prononcuar për mediat duke i bërë apel qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime duke theksuar se vota është fuqia e tyre:
“Thirrje qytetarëve të marrin masivisht pjesë në votime. Të ndajnë pak minuta nga koha e tyre dhe të vijne të votojnë. Vota është fuqia juaj, momenti i sovranitet tuaj. Vendimet merrem nga ata që votojnë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”,-tha kryetari i PD.
Kryetari i opozitës ka qenë i shoqëruar në procesin e votimit nga prindërit e tij ku vihej re mungesa e bashkëshortes së tij, Aurela.
Ajo është me nënshtetësi holandeze dhe për këtë arsye ajo nuk mund të votojë në vendin tonë.
Fjala e plotë e kryetarit të opozitës Lulzim Basha
“Unë dua t’i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë në këtë ditë të madhe e të rëndësishme për vendin tonë, në ditën kur qytetarët vendosin me votë të marrin masivisht pjesë në votime, t’u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës e anembanë Shqipërisë që të ndajnë pak minuta nga koha e tyre, të vijnë në qendrën e votimit, të hedhin votën e tyre, sepse vota juaj, të nderuar qytetarë është fuqia juaj, është vendimi juaj, është gjykimi juaj, është momenti i sovranitetit tuaj. Vendimet merren nga ata që votojnë, ndaj ejani masivisht dhe jepni votën tuaj për të ardhmen tuaj, familjes e fëmijëve tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO