Kryeministri Grek Aleksis Tsipras ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin Rus Vladimir Putin në një moment tepër kritik për Athinën. Sytë e gjithë Europës janë në Kremlin, mbi takimin mes dy liderëve. Qeveria e Tsipras është mbërthyer në negociata me Bashkimin Europian mbi borxhin e shpëtimit, për shkak se mund të mbetet pa të ardhura monetare brenda pak javësh. Megjithatë kryeministri Grek thotë se nuk i ka kërkuar Moskës para për pagesën e borxhit të BE-së, duke theksuar se dëshiron të punojnë brenda kuadrit të BE-së.

Aleksis Tsipras vendosi një kurorë me lule në Varrezën e Ushtarit të Panjohur në Moskë, një ditë para përfundimit të afatit për pagesën e borxhit ndaj investitorëve perëndimorë. Dy liderët, Tsipras dhe Putin, në takimin mes tyre pritet të diskutojnë mbi lidhjet mes BE dhe Rusisë, të cilat u tensionuan shumë nga kriza në lindje të Ukrainës.

Thashethemet në mediat ruse se presidenti Putin mund të ofrojë ulje për gazin e madje dhe t’i japë një borxh një Greqisë ka krijuar një situatë të trazuar. Ministri Rus i ekonomisë ka thënë gjithashtu se do të heqë embargon ndaj Greqisë mbi importimet e ushqimeve nga perëndimi.

Kjo ka sjellë paralajmërimin e Presidentit të Parlamentit Europian, Martin Sculz, që Greqia nuk duhet të thyejë linjën e sanksioneve të BE-së gjatë vizitës së tij.


Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)