Pas urdhrit të ri të arrestit europian, ish-presidenti i shpallur katalanas, Carles Puigdemont, u dorëzua para autoriteteve belge këtë mëngjes.
Në një deklaratë,vetë Puigdemont shpjegoi se ai kishte vendosur të dorëzohej vullnetarisht në lidhje me urdhrin e ri ndërkombëtar të arrestimit të Gjykatës Supreme Spanjolle. Puigdemont ka hedhur poshtë urdhrin e arrestit dhe ka kundërshtuar "çdo përpjekje" për ta dërguar atë përsëri në Spanjë.
Pas përpjekjes së dështuar të pavarësisë së Katalonjës dy vjet më parë, Puigdemont u strehua në Belgjikë për t'i shpëtuar drejtësisë Spanjolle. Në vitin 2017 ai mbajti një referendum për pavarësinë Katalonje të mbështetur nga Parlamenti vendas, por që u konsiderua i paligjshëm nga Madridi.

Dje presidenti i Katalonjës Quim Torra njoftoi qëllimin e tij për të mbajtur një referendum të dytë për pavarësinë e Katalonjës brenda dy viteve. Duke folur para parlamentit katalunas, Torra sqaroi se dënimi i udhëheqësve separatistë nuk do të ndalojë administratën e tij: Ne do të kthehemi përsëri në referendum për pavarësinë. Nëse të gjitha partitë dhe grupet punojnë për ta bërë të mundur, ne do ta mbyllim këtë legjislaturë me pavarësi për Katalonjën.
Komente

