Zhduket në Madrid i riu nga Patosi, nëna rrëfen bisedën e fundit në telefon për 8 Mars

Zhduket në Madrid i riu nga Patosi, Mario Ferhataj. Në kërkim të tij në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, ishte Antoneta Ferhataj, nëna e të riut. Sipas saj, për 25 vjeçarin, Spanja ishte destinacion i pa njohur më parë, pas qëndrimit 2 mujor në Belgjikë duke punuar në të zezë tek  disa miqtë e tij, ai niset drejt Barcelonës dhe mbërrin shëndoshë e mirë, vend nga i cili ruajti kontakte të rregullta me familjen deri më datë 8 Mars të këtij viti.

“Biseda e fundit telefonike ka qenë për 8 Marsin, nga Madridi, sepse kishte ndryshuar vendndodhje. Më telefonoi dhe vetëm më uroi festën, se jam me nxitim për punë më tha. Kishte afro 2 javë në Spanjë pasi kishte shkuar që në fund të muajit shkurt, dhe për gjatë kësaj periudhe kohore kishim kontakte të rregullta. Më ka telefonuar me numra të shokëve gjithmonë. Që nga data 8 mars e këtij viti unë nuk kam pasur asnjë bisedë telefonike dhe asnjë informacion për djalin. Në fillim të muajit qershor, Mario ka telefonuar një shok me celularin e një kalimtari dhe i ka kërkuar para, destinacioni që shoku i kishte dërguar paraët ishte Madridi  dhe nga biseda që kishte bërë më shokun i kishte treguar që kishte mbetur pa para dhe flinte rrugëve. Djali ka pasur probleme me depresionin më parë, por u kurua dhe u bë mirë…tani ne dyshojmë se mund të ketë po të njëjtin problem, prandaj duam ta gjejmë sepse ai nuk mundet të kthehet vetë”, tha nëna e tij.

Ndërsa gjatë transmetimit live, stafi realizoi lidhje telefonike me shtetasin spanjoll që e kishte ndihmuar të riun dhe sipas tij vendndodhja e takimit ishte metroja “Paso Lusia, Madrid”.

Emisioni “Pa Gjurmë” bën thirrje të gjithë personave që banojnë në atë zonë dhe mund të ndihmojnë për gjetjen e 25-vjeçarit të kontaktojnë:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut