Lidh 3 fshatra me qytetin e Gramshit, vijojnë punimet për ndërtimin e urës në Kukur! Rama: Iu shërben afro 1600 banorëve

Lidh 3 fshatra me qytetin e Gramshit, vijojnë punimet për ndërtimin e urës në Kukur! Rama: Iu shërben afro 1600 banorëve

Punimet për ndërtimin e urës

ELBASAN- Në fshatin Kukur të Gramshit po bëhet një ndërhyrje për ndërtimin e urës që u shërben rreth 1600 banorëve të 3 fshatrave.

Kryeministri, Edi Rama ka postuar në facebook foto nga punimet për ndërtimin e urës, duke theksuar se banorët e 3 fshatrve do të munden të arrijnë më shpejt në qytetin e Gramshit.

“Në Gramsh, vijon puna për ndërtimin e urës në fshatin Kukur. Një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke ju shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien, të cilët do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit. Do të vazhdojmë t’ju shërbejmë qytetarëve, në çdo cep të vendit, përmes ndërhyrjeve të cilat lehtësojnë jetesën e tyre”- shkruan Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?