LEZHE- Kjo është ura e tretë mbi lumin Mat që ka pësuar dëmtime. Më herët janë dëmtuar rëndë edhe Ura e Zogut, monument kulture i kategorisë së parë, si dhe ura në aksin e vjetër Lezhë–Milot, e cila vijon të jetë e bllokuar që prej korrikut të vitit të kaluar.
Rëndësia e ures automobilistike te Matit, është edhe më e madhe pasi ajo është aktualisht e vetmja lidhje funksionale që bashkon Milotin me Lezhën, Shkodrën. Po keshtu shërben edhe si korridor drejt kufirit me Malin e Zi.
Aktivistja Elsa Sula, e cila e ka ndjekur në vazhdimësi këtë çështje, thotë se shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat për nxjerrjen e inerteve ka prishur balancat natyrore të shtratit të lumit, duke shkaktuar erozion të fortë pranë këmbëve të ures.
“Ka kompani të licensuara dhe të palicensuara që marrin inerte. Kjo ka sjellë dëmtim të këmbëve të urës. Nëse s’merren masa do ketë fatin e dy urave të tjera që aktualisht janë të mbyllura për qarkullimin”, tha Sula.
Edhe eksperti i mjedisit Jak Gjini thekson se ndërhyrjet e pakontrolluara në shtratin e lumit kanë sjellë pasoja të rënda ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
“Së pari duhet të merren masa për shkaktarët. Pra të kontrollohet sasia e inerteve që merren në lumë dhe më pas hapi i dytë është vendosja e pritave lumore”, tha Gjini.
Ura mbi lumin Mat në aksin Lezhë–Milot ka një gjatësi rreth 300 metra dhe është ndërtuar në vitin 2002 me mbështetjen e qeverisë italiane. Që prej ndërtimit të saj nuk janë kryer ndërhyrje të rëndësishme për mbrojtjen nga erozioni apo për forcimin e këmbëve mbajtëse, ndërsa shfrytëzimi i lumit për inerte ka vijuar për vite me radhë.
Me burime mesojme se në shtratin e lumit Mat operojnë 40 firma që nxjerrin inerte, shumë prej tyre pa leje të rregullta shfrytëzimi. Ne brigjet e lumit shihen grumbuj të mëdhenj inertesh.
Komente











Mos ndoshta kan qe ne kohen e xhaxhit Enver edhe ndoshta Ka Ardhur fundi I kembeve te ures. Edge 1 dy gerryerja e shtratit gerryerja e shtratit. Ato ne Fush Kruj e Milot po I bejne malet fusha e spo thot njeri gje. 1 2 shtratit limit expert e ketij timit.boll me kan 1 shekull ato ura e cdo gje tjeter ne Shqiperi qe shtyjne ne meshire te fatit. Rruget tani qe Jan ndertuar Jan prishur pa u inaguruar. Scandal ajo qukes korce. Thyeje koken... Turp turp.
Përgjigju