Lidhet në martesë lideri i
Lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti

Lidhet në martesë lideri i<br />Lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti
Lideri i “Lëvizjes Vetëvendosje” Albin Kurti është lidhur në martesë me norvegjezen Rita Augestad Kndusen.

Sipas mediave kosovare Rita do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj ndërkohë nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga ceremonia.

Gjatë një interviste të dhënë disa kohë më parë për mediat kosovare Albin Kurti është shprehur në këtë mënyrë për të dashurën dhe tashmë bashkëshorten e tij norvegjeze. “E dallova që herën e parë. Por, nuk kishte dashuri në shikim të parë. E di që do të martohem, por kjo ka pak rëndësi.

albin kurti

Ajo është gruaja e jetës time dhe martesa nuk do e bëj më të rëndësishme. Ta njohësh atë e kupton se çfarë fati kam unë”, -u shpreh Lideri i Lëvizjes Vetëvedosje.

Çifti është njohur në vitin 2007 në Prishtinë dhe sa i përket gjuhës Rita arrin të flasë dhe të kuptojë shumë mirë gjuhën shqipe.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos