Neymar i ka dhënë aprovimin e tij lidhjes së nënës 52-vjeçare me modelin 30 vite me të vogël se ajo. Nadine Goncalves po shijon momentet e saj me modelin Tiago Ramos, me të cilin shpërndau edhe një foto në rrjetin sociale instagram. Ramos, i cili përveçse model është edhe një fans i madh i lojrave elektronike, është gjashtë vite më i vogël se Neymar, të cilin e ka idhull.
Aprovimin për dashurinë e nënës së tij Neymar e ka dhënë me një koment në postim, duke thënë: “Qofsh e lumtur mama. Të dua.”
52-vjeçarja Goncalves është ka qenë e martuar me babain e Naymar, Wager Riberio, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i futbollistit, me të cilin u nda në vitin 2016. Ajo tani është e dashuruar me fansin e madh të lojrave elektronike dhe historia e tyre ka bërë shumë bujë në mediat botërore.
Raportimet në Brazil bëjnë me dije se Ramos është një model i cili është pjesë e një grupi lojrash të quajtura 4K Easy. Gjithsesi mbetet e pqartë se kur mund të ketë filluar lidhja duke patur parasysh se Ramos është fotografuar në ditëlindjen e yllit të Paris SG në muajin shkurt.
Tiago raportohet se ka idhull Neymarin, të cilit i ka dërguar një mesazh domethënës në vitin 2017 ku shkruante: “Neymar ti je fantastik. Nuk di si ta shpjegoj emocionin e të qenurit një fans i një djali si ti. Kur të shoh teksa luan ndihem shumë i motivuar. Një ditë shpresoj që ta lexojmë bashkë këtë mesazh, të jem vëllai jot dhe të luajmë bashkë.
E di që një ditë do të takoj, sepse unë jam një djalosh ëndërrimtar i cili nuk dorëzohet për qëllimet e veta. Qëndro me zotit, shumë i suksesshëm dhe i lumtur.”