Rike Roçi njihet nga publiku shqiptar si një nga vajzat më seksi që i dhuron mbështetje skuadrës kombëtare kuqezi. Para disa vitesh bukuroshja e cila është rritur në Itali, është përfolur se ishte në një lidhje me reperin shqiptar Rigels Rajku i njohur si Noizy.
Njëri nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale ja ka kujtuar sërish këtë histori. “Sa kohë ke qenë e lidhur me Noizyn,”- e pyet ndjekësi. Ndërkohë Rike është përgjigjur sërish duke theksuar se ka patur vetëm shoqëri me Noizyn.
“Ehaaa kam thënë disa herë që kurrë nuk kemi qenë të lidhur. U bë vite me këtë histori. Boll. Vetëm shoqëri,”- shkruan tifozja seksi e kombëtares.