Liga Arabe i ka bërë thirrje Turqisë që të heqë trupat e saj të stacionuara në veri të Irakut. Ministrat e Jashtëm arabë, pas takimit në Kajro, kanë dënuar praninë turke duke thënë se ajo është shkelje e sovranitetit të Irakut dhe kërcënim për sigurinë kombëtare arabe.Zëvendësshefi i Ligës Arabe, Ahmed Ben Heli, ka thënë se trupat turke po ashtu “shtojnë trazirat në rajon”.