Kampionati elitar i futbollit në Angli ose ndryshe Premier League me 99% të mundësive do të nisë me 20 qershor. Liga dhe 20 klubet përbërëse kanë vendosur sot unanimisht që 10 javët e mbetura të kampionatit të luhen duke filluar nga data 20 qershor pavarësisht se së fundmi në Premier League katër tamponë kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas “Telegraf” ndeshjet do të nisin që me 17 qershor, pasi do rikuperohen dy sfidat e prapambetura, Manchester City kundër Arsenal dhe Aston Villa kundër Sheffield United, në mënyrë që me 20 qershor të 20 skuadrat ta nisin si të barabarta. Që ky vendim të cilësohet fakt duhet vetëm që Federata Angleze e Futbollit të japë konfirmimin, në një kohë kur qeveria e ka dhënë dritën jeshile.
Ndërkohë nga sot, pas vendimit të marrë të mërkurën, shumica e skuadrave kanë nisur stërvitjet me grupin e plotë, jo individualisht apo me grupe të vogla siç veprohej më parë. Për këtë u ra dakord me klubet, futbollistët, trajnerët, ligën, oficerët e sigurisë si dhe përfaqësues të qeverisë.
Edhe pse nuk bëhet me dije se kush janë, ekipet që nuk kanë nisur stërvitjet me grupin e plotë janë ata të cilat dyshohet se kanë edhe rastet me COVID-19. Gjithsesi e rëndësishme është që kampionati do të rinisë me 20 qershor, deri atëherë trajnerët kanë tre javë kohë për të përgatitur skuadrat.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Liverpool bën detyrën, Arsenali fiton në udhëtim! Man. City përmbys 3-1 Chelsean dhe 'shkelmon' krizën
25 Janar, 18:37
-
Zyrtare/ Omar Marmoush firmos me Manchester Cityn, egjiptiani kushtoi 75 mln euro
23 Janar, 15:25
-
Chelsea i jep fund thatësirës, vjen fitorja e parë në 2025! Como e Fabregas i jep leksion Udinese-s (VIDEO)
21 Janar, 10:41
-
GOLAT/ Manchester United është për turp, Brighton e mposht 1-3! City shënon gjashtë gola, Everton fiton me Spurs
19 Janar, 17:13
-
GOLAT/ Liverpool pa rivalë, fiton në limite dhe mban kreun e Premier League! Arsenali ndalet në shtëpi, Bournemouth befason Newcastle
18 Janar, 16:38
-
Armando Broja përplas dy klube, e ardhmja e sulmuesit enigmë
17 Janar, 15:05
-
Zyrtare/ Erling Haaland rinovon me Man. Cityn deri në vitin 2034, kontratë rekord dhe pagë e majme
17 Janar, 10:42
-
GOLAT/ Man. United fitore me vuajtje, mposht 3-1 'Shenjtorët'! Tri pikë edhe për Brighton
17 Janar, 09:53
-
GOLAT/ Arsenali përmbys Tottenhamin, fitojnë Newcastle dhe Aston Villa
16 Janar, 10:04
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
GOLAT/ Manchester City ndalet 2-2 në fund, barazime me gola edhe për Liverpool e Chelsea
15 Janar, 10:48