Vetëm pak ditë më parë kreu i Federatës së Futbollit Armando Duka u shpreh se kishte zhvilluar një takim me kryeministrin Rama dhe se priste shumë shpejt përgjigje pozitive prej tij për kërkesat ekonomike të Ligës së Futbollit që mbajnë peng nisjen e kampionatit.

Por së fundi Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj.

Për këtë arsye ata do të mblidhen sërish ditën e hënë për të diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të ndjekin.