/ATSH/. - Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, eshte shprehur se nuk e kishte menduar asnjëherë që do të duhej kaq kohë e gjatë për të arritur në gjysmëfinale.
Juventusi ne këtë fazë kishte arritur vetëm 12 vite më parë.
"12 vite më parë unë nuk e kam menduar se do të duhej të pres kaq gjatë për të arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve", shkruan Buffon në Twitter.