Liga e Kombeve/ Fillojnë ditët kuqezi, Kombëtarja nis grumbullimin! Futbollistët e parë që mbërritën në Tiranë (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Fillojnë ditët kuqezi, Kombëtarja nis grumbullimin! Futbollistët e parë që mbërritën në Tiranë (VIDEO)

Kuqezinjtë në grumbullim

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur këtë të diel grumbullimin në "Shtëpinë e Futbollit" në kryeqytet. Edhe pse zyrtarisht stërvitja nis të hënën, lojtarët që kanë luajtur me ekipet e tyre dhe nuk kanë pasur angazhime janë bashkuar në grumbullim.

Në stërvitjen e parë të lehtë kanë qenë disa emra. Alen Sherri, pasi debutoi në Seria A me Cagliarin në atë barazim 3-3 kundër Milanit është parë i qeshur, njësoj si Ismajli dhe Ramadani. Edhe Arbër Hoxha dhe Feta Fetai udhëtuan nga Kroacia dhe janë pjesë e grupit.

Shqetësuese për stafin teknik vijon të jetë gjendja e Manajt, Kumbullës dhe Bares, që janë të dëmtuar, ndërsa këtë të diel me Atalantën një lëndim pësoi edhe Berat Gjimshiti.

Kujtojmë se kuqezinjtë luajnë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Çekisë dhe Ukrainës.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, një avion me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington , ka viktima

SHBA, një avion me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington , ka viktima