LIGA E KOMBEVE/ Italia mund Anglinë dhe e hedh në Ligën B, Hungaria ‘trondit’ Gjermaninë

LIGA E KOMBEVE/ Italia mund Anglinë dhe e hedh në Ligën B, Hungaria ‘trondit’ Gjermaninë

Momente nga festimi i golit

Grupi 3 i Ligës A në Ligën e Kombeve ka dhuruar sot dy rezultate të bujshme. Italia është rikthyer në garë për të shkuar në finalet e turneut, ndërsa Anglia ka rënë në Ligën B.

Italia ka fituar me shifrat 1-0, në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, falë golit të Raspadorit në pjesën e dytë. Fitorja çon Italinë në kuotën e 8 pikëve, duke u renditur pas krahëve të Hungarisë e cila në mënyrë surprizë mundi 1-0 Gjermaninë në Lajpcig.

Hungarezët dhe italianët do të ndeshen javën e ardhshme në sfidën direkte për vendin e parë në grup, ndërsa Angli-Gjermani luhet për statistikë, pasi tashmë anglezët kanë rënë në Ligën B.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza