Liga e Kombeve zhvilloi ndeshjet e katërta në grupe. Në Ligën B1, kombëtarja shqiptare fitoi 0-1 kundër Gjeorgjisë në Tbilisi. Goli i Kristjan Asllanit në minutën e 48-të vendosi ndeshjen, teksa tanët siguruan tri pikë të rëndësishme për objektivin që është vendi i parë.
Suksesi i ngjit kuqezinjtë në vendin e tretë (6 pikë), me një pikë më pak se Çekia kryesuese dhe në kuotë të njëjtë pikësh me Gjeorgjinë. Tej suksesit ekipor, Asllani ka marrë edhe një vlerësim nga faqja e specializuar "Who Scored", që e ka futur në formacionin e ndeshjeve të katërta në grupe.
Emra të tjerë të njohur janë Alexander-Arnold i Anglisë, Trubin i Ukrainës, Posch e Arnautovic të Austrisë, apo edhe Yildiz dhe Akturkoglu të Turqisë.
Kujtojmë se Kombëtarja luan dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve më 16 dhe 19 nëntor në "Air Albania", kundër Çekisë dhe Ukrainës.