Liga e kombeve/ Shqipëria kërkon revanshin ndaj Lituanisë! Reja gati tre ndryshime në formacion (VIDEO)

TIRANË- Kombëtarja sot kërkon revanshin ndaj Lituanisë. Duke nisur nga ora 18:00 në Vilnius luhet Lituani-Shqipëri ndeshja e katërt në grupin 4 të Ligës C shumë e rëndësishme për fatin e të dyja ekipeve që janë me nga katër pikë.

Lituania triumfoi në Tiranë një muaj më parë ndaj kuqezinjve dhe sot është mundësia më e mirë jo vetëm për një hakmarrje por për t’i dhënë edhe një goditje të fortë rivalë në grupin tonë të Ligës së Kombeve.  

Atmosfera në skuadër është optimiste pavarësisht faktit që vetëm tre ditë më parë ndaj Kazakistanit nuk u arrit një fitore. Futbollistët janë stërvitur dje në stadiumin ku do luhet sot ndeshja dhe nga ajo që u vërejt, Reja pritet të bëjë tre ndryshime në formacion. Porta dhe mbrojtja janë të konfirmuara  me Berishën, Gjimshitin, Dermakun dhe Kumbullën. Po ashtu edhe mesi i fushës nuk pritet të ketë ndryshime me Baren , Abrashin dhe Kallakun që do e nisin nga minuta e parë. Ato që pritet të ndryshojnë në skemën 3-5-2 janë krahët. Veseli dhe Trashi do ulen në stol dhe pritet të zëvendësohen nga Albi Doka dhe Hysen Memolla.

Në sulm të sigurt e ka vendin Armando Broja ndërsa Manaj do ulet në stol. Për ta zëvendësuar janë në balotazh Taulant Seferi me Xhakomo Vrionin me të parin të avantazhuar. Në konferencën përpara ndeshjes tekniku Edoardo Reja tha se Shqipëria fitoi 10 lojtarë të rinj dhe se objektivi i vetëm sot është fitorja. Ndërsa për kapiteni Etrit Berisha kjo ndaj Lituanisë është ndeshje kyçe.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027