Liga e Kombeve/ Sylvinho para Gjeorgjisë: Nesër na pret ndeshje e vështirë, por na bëjnë punë vetëm 3 pikët, ndryshe...!

Shqipëria do të luajë nesër takimin e saj të katërt, të vlefshëm për Ligën e Kombeve, ndaj Gjeorgjisë, ekip që shihet edhe si favoriti i grupit, megjithëse takimin e fundit e humbi në mënyrë surprizë ndaj ukrainasve, ashtu sikurse edhe kuqezinjtë përballë Çekisë.

Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho, para ndeshjes me Gjeorgjinë në transfertë, doli sot (13 Tetor), në një konferencë me gazetarët, duke theksuar se do luajnë vetëm për fitore. Ai nuk e nënvlersoi kundërshtarin, pavarësisht mungesave që kanë gjeorgjianët.

“Kçorashvili është një lojtar i madh, por themi se janë një ekip i fortë, taktikisht i rreshtuar shumë mirë, ka edhe shumë lojtarë të mirë. Është një ekip i fortë, fizikisht, taktikisht, ka cilësi teknike, nisen në kundërsulm me shumë kualitet. Thuajse gjithmonë shkojnë në portë. Ai është mungesë e rëndësishme se është lojtar i mirë, por jam i sigurt se kush shkon në fushë do jetë me 100 km/orë. Nuk ndryshon gjë për ne, është ekip i fortë për t’u mundur, nuk është ekip i thjeshtë”, tha tekniku kuqezi.

Ai foli edhe për formacionin e mundshëm, si dhe lodhjen me Çekinë apo problemet fizike të lojtarëve.

“Por ta lëmë pas krahëve Çekinë dhe nesër është ndeshje e vështirë, ky është një grup ku ka ndarje pikësh, në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Nuk e dimë ende, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”, tha Sylvinho.

Kurse për nevojën e pikëve dhe rezultateve ai ishte mëse i qartë, se do luajnë vetëm për fitore, pasi u duhen pikët në situatën ku gjenden.

“E vërtetë, çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben, na shërben fitorja, tre pikët. Por është e drejtë që nëse flasim për nëntorin që kemi mbylljen e grupit në shtëpi me një avantazh të lehtë, ne duhet të marrim pikë. Nesër është shumë e rëndësishme për ne, ne duhet të shkojmë përsëri në 100%. Ata janë të fortë, por edhe ne, duhet të shkojmë në fushë. Duhen marrë pikë nesër, se përndryshe bëhet e vështirë që të arrijmë objektivat”, u shpreh trajneri para gazetarëve.

Ai shtoi se e kishte parashikuar dhe thënë që në fillim se “grupi ishte i balancuar” dhe se “do ndaheshin pikët”.

“Do të jetë shumë e vështirë, mund të ndodhë gjithçka. Te ndeshja e parë, humbja për ne, ishte sipas meje në një ndeshje 50-50, ndeshje të vështirë taktike e  fizike. Gjeorgjia është një ekip i madh, Sanjol po bën një punë shumë të mirë prej kohësh, po bën shumë mirë, ka në ekip lojtarë të mëdhenj europiane. E kemi parë ndeshjen, por duhet të mundohemi të bëjmë diçka ndryshe, por po luajmë jashtë, do të jetë e vështirë, të shohim nëse duhet ndërruar ndonjë lojtar. Por më e rëndësishme është të dalim në fushë dhe të bëjmë gjithçka”, tha Sylvinho.

Ai nuk mungoi respektin për Gjeorgjinë, por theksoi se “nuk kemi kohë për të humbur, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet shmangur çdo gabim”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Braziliani pabuks: 13/10/2024 20:34

    Mirë është që ta lesh punën e trajnerit dhe të bësh zëdhënësin e Dukës ,se ky e qan këtë zanat,është pak njish,ndonjëherë iks,por dyshin nuk e ndan( nuk po them se i shet të gjitha ndeshjet)hahahaha..!

    Përgjigju
    • Refat pambuku: 14/10/2024 01:38

      Luaj per fitore

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro