Ligamenti i këputur në stërvitje, David Silva tërhiqet nga futbolli

Ligamenti i këputur në stërvitje, David Silva tërhiqet nga futbolli

David Silva

David Silva pritet t'i japë fund karrierës me futbollin e luajtur. Mesfushori i Real Sociedad dëmtoi ligamentin në stërvitjen parasezonale dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë, teksa 37-vjeçari me sa duket ka vendosur që të "varë këpucët në gozhdë".

Ai është produkt i të rinjve të Valencias, ku bëri 168 paraqitje, kontribuoi me 32 gola dhe 36 asistime dhe fitoi Kupën e Mbretit të Spanjës në 2008. Në verën e vitit 2010 ai u transferua te Manchester City, ku u bë një legjendë e vërtetë e klubit.

Silva grumbulloi 436 paraqitje, kontribuoi me 77 gola dhe 140 asistime dhe fitoi 14 trofe, ndër to katër herë kampion i Premier League. Pas dhjetë vitesh te City, ai vendosi të kthehej në Spanjë dhe forcoi Real Sociedad, teksa udhëhoqi ekipin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në një dekadë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë