Mbaron afati i ligjit, draft i ri për investimet strategjike, Mete: Ligj i unifikuar për të nxitur investimet e huaja

Ministria e Financave po punon për një ligj të ri për investimet në vend, e sidomos për ato në sektor prioritar të ekonomisë, tw konsideruara nga ligji investime strategjike. Pa zbuluar shumë detaje Ministri i Financave Ervin Mete deklaroi sot se kuadri i ri do të ketë në fokus stimulimin e investimeve të huaja dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

“Po punohet gjithashtu për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligji të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë”, u shpreh Mete.

Ndryshimet e reja që po bëhen sipas ministrit janë në përputhje me ligjet në BE.

“Ne jemi duke avancuar gjithashtu me një kuadër rregullator ligjor që i përafrohet Bashkimit Evropian pasi një kuadër i tillë është një garanci më shumë për investitorët dhe i ndihmon ata të jenë më të mbrojtur dhe të orientojnë më drejt planet e tyre të investimit”, tha ministri.

Drafti i ri që po hartohet do të shfuqizojë ligjin dhe vendimet që janë në fuqi deri më tani. Aktualisht në vend është në fuqi ligji për investimet strategjike, të cilit i përfundon afati në 31 dhjetor të këtij viti, pas disa shtyrjesh të bëra që në vitin 2018 kur ishte afati fillestar. Të gjithë investitorët strategjik trajtohen në mënyrë të diferencuar nga bizneset e tjera, pasi përfitojnë lehtësi në taksa, procedura administrative të shpejta apo programe mbështetëse.

Sektorët prioritarë të këtij ligji ishin energjia dhe sektori minerar, transporti, turizmi, bujqësia e peshkimi, zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik dhe zonat me përparësi zhvillimi.

Mbi këto sektor prioritar, në këtë ligj u vendosën e vlerat që duhet të investoheshin, dhe nëse investimi strategjik bëhej në një fushë tjetër dhe jo në këto të sipërcituara investimi duhet të ishte 100 milionë euro ose më shumë. Këto investime strategjike duhet ti shërbenin interesit publik, pasi duhet të hapin vende të reja pune, të rrisin produktivitetin, apo të nxisin zhvillimin ekonomik.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund