Ligj për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve? Gjata: Ideja qëndron, fajin e ka vettingu

TIRANE-Prej muajit mars që filloi funksionimin vettingu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar shumë prokurorë dhe gjyqtarë, pasi kanë rezultuar me shkelje të ndryshe. Dy ditë më parë, gazetari Carlo Bollino përmes një analize shkruante se duhet ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve.

Ai ngrinte pyetjet se; Si duhet të konsiderohen vendimet e marra në vitet e kaosit nga gjyqtarët, të cilët tani rezultojnë të korruptuar? Dhe si mund të konsiderohet i drejtë një vendim i dhënë nga një gjyqtar, i cili, më pas, ka dalë se ishte aq i korruptuar, saqë nuk mund të jetë më gjyqtar?

Për të diskutuar për këtë çështje, i ftuar në studion e REPORT TV ditën e sotme ishte konstitucionalisti Çlirim Gjata. Si njohës i mirë i ligjeve, ai u shpreh se kjo është një temë shumë delikate, por që duhet të debatohet. Ai thotë se të korruptuar nuk të shpall vettingu me vendimin e përjashtimit, por vetëm gjykata. Sipas tij rishikimi i të gjithave vendimeve është i pamundur që të bëhet, por ideja qëndron nëse përcaktohet një kategori.

Gjata thotë se kjo çështje do të ishte zgjidhur nëse Komisionet e Vettingut do të kishin marrë në konsideratë ankesat e qytetarëve për gjyqtarët për dosjet që kanë gjykuar, por sipas tij vettingu nuk po vlerëson anën profesionale, por vetëm pasurinë duke e anashkaluar këtë kriter.

Së pari më lejoni, do i bëja një ftesë Bollinos që të bënim një debat, është ide shumë delikate, ia vlen që të diskutohet dhe si mund të bëhet. Do të ishte një debat me fryte. Duhet një ligj special për të rishikuar vendimet që kanë dhënë këta gjyqtar, por pse ata që nuk po shkarkohen të mos rishikohen?

Kam dyshime te puna e Komisionit të Vettingut, qoftë për dy standardet, qoftë për paaftësi. Nuk bëhet dot me ligj special, pasi zgjidhja është me ligj, Instituti i Rishikimit të Vendimeve. Të rishikohen 100% vendimet është e pamundur. Fakti që është shkarkuar nga vettingu, nuk e bën gjyqtarin të korruptuar, pa vendim gjykate të formës së prerë. Vettingu nuk është gjykatë penale.

Asnjëherë vendimet e gjykatave nuk duhen parë me sy populist, por mund të zgjidhet me metoda procedurale. Ose të përcaktohet kategoria e rasteve për rishikim, qëndron si ide për diskutim. A e di çdo të thotë mijëra vendime që kanë dhënë këta prokurorë dhe gjyqtarë  të rishikohen?! 

Vettingu ka edhe dy kollona, njëra çon në idenë e Bollinos, kontrolli i profesionalizmit. Vettingu të shikonte ankesat e qytetarëve. Nëse vettingu do i merrte në konsideratë ankesat, atëherë vettingu ia nxjerr këtë vendim gjyqtarit dhe i thotë se ky vendim është dhënë në mënyrë të kundra ligjshme, por kjo nuk po ndodh dhe ankesat e qytetareve nuk jane marre konsiderate.

Për shumë gjyqtarë të gjykatës së Lartë që kanë fituar vettingun, kanë shkuar dosje në vetting me ankesa, por komisioni nuk e ka çarë kokën. Nëse do të kishte kapur anën profesionale vettingu kjo do të ishte zgjidhur.

Çlirim Gjata

INTERVISTA E ÇLIRIM GJATES NE REPORT TV

A duhet të kemi një ligj speciale për vendimet që janë dhënë nga vettingu?
Së pari më lejoni, do i bëja një ftesë Bollinos që të bënim një debat, është ide shumë delikate, ia vlen që të diskutohet dhe si mund të bëhet. Do të ishte një debat me fryte. Duhet një ligj special për të rishikuar vendimet që kanë dhënë këta gjyqtar, por pse ata që nuk po shkarkohen të mos rishikohen? Kam dyshime te puna e Komisionit të Vettingut, qoftë për dy standardet, qoftë për paaftësi. Nuk bëhet dot me ligj special, pasi zgjidhja është me ligj, Instituti i Rishikimit të Vendimeve. Të rishikohen 100% është e pamundur. Fakti që është shkarkuar nga vettingu, nuk e bën gjyqtarin të korruptuar, pa vendim gjykate të formës së prerë.

Por nga e morën pasurinë?
Po çoje në prokurori si e ke vënë dhe ku je korruptuar. Vettingu nuk është gjykatë penale. Vettingu ka edhe dy kollona, njëra çon në idenë e Bollinos, kontrolli i profesionalizmit. Vettingu të shikonte ankesat e qytetarëve. Nëse vettingu do i merrte në konsideratë ankesat, këtu vettingu ia nxjerr këtë vendim, pasi i thotë se ky vendim është dhënë në mënyrë të kundra ligjshme. Vettingu po kontrollon pasurinë. Por a u kap diku një llogari jashtë vendit e pazbuluar? Kjo nuk ka ndodhur. Deri tani është kontrolluar se cfarë kam deklaruar unë. Përsa i përket, DSIK është nëse ka ndonjë përgjim apo jam takuar me ndonjë kriminel. Deri tani 99% janë shkarkuar për mos rakordim të pasurisë.

Po DSIK çfarë ka kapur?
DSIK ka çuar një kamera të fshehtë, ndonjë audiopërgjim me ndonjë kriminel? Jo, të gjitha janë publike. DSIK i ka çuar prokurorisë për një gjyqtar gjëra banale. DSIK varet nga kryeministri, e kam me dyshim punën e tyre, por deri tani nuk ka nxjerrë. P.SH sikur u kapën përgjimet për bandën e Habilajt në Itali, apo etj. Nëse e ke hequr atë që nuk justifikon pasurinë, duhet ta hetosh direkt.

Ju po hidhni poshtë punën e KPK?
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese shpëtoi ditën që foli ambasadori amerikan se i la në fuqi ligjin e vettingut. Për shumë gjyqtarë të gjykatës së Lartë që kanë fituar vettingun, kanë shkuar dosje në vetting me ankesa, por komisioni nuk e ka çarë kokën. Nëse do të kishte kapur anën profesionale vettingu kjo do të ishte zgjidhur. Vettingu duhet të ketë njerëzit e tij që të shkojnë të punojnë në DSIK, SHISH etj.

Pse mos të kemi një ligj special?
Nuk vendosen institucionet përballë popullit. Unë përgjigjem si teknicien, ligji ka procedura, nëse një vendim ka marrë formë të prerë ose nuk është ankimuar ka procedurë si rishikohet vendimi i formës së prerë. Kërkesa për mbrojtje ligjshmërie dhe e ushtronte Kolegji apo kryetari i gjykatave apo prokurori. Nëse vettingu do të kishte zgjedhur anën profesionale. Asnjëherë vendimet e gjykatave nuk duhen parë me vendim populist, por mund të zgjidhet me metoda procedurale. Ose të përcaktohet kategoria e rasteve për rishikim, qëndron ide për diskutim. A e di çdo të thotë mijëra vendime që kanë dhënë këta prokurorë dhe gjyqtarë  të rishikohen?! Deri tani më shumë e kanë kaluar vettingun dhe kjo është një goditje për këtë ide. Me këto ritme procesi mbaron pas 22 vitesh, 6 veta në muaj, por do të shkojnë edhe në KPA, e zëmë se i la në fuqi, po nëse shkojnë edhe në Strasburg? Po a e di sa para mund të marrë ky gjyqtar nëse shkon në Strasburg?

Do të përdoret kjo gjë?
Mundësinë e kanë, potencialisht, 90% e tyre të shkojnë atje, imagjino cfarë faturash marramendëse mund të vijnë për shtetin, gjithçka duhet përmes procedurave. Mu bë qejfi që fitoi Zaganjori. Atij iu kërkua si e bëri shtëpinë, ndërkohë që ka një karrierë të gjatë dhe ka punuar edhe në Gjermani me pagë të lartë, por pse nuk ngrihen të pyesin kryeministrin si e bëri shtëpinë në Surrel?

A është normale të kemi gjyqtarë dhe prokurorë me miliona lekë?
Çështja e korrupsionit, fillojë nga politika, kush i vendosi, kush i mbajti? Gjyqtari maksimumi paska marrë 50 mijë euro, po tenderat miliona euro që po bëhen cdo ditë? Shkaku ishte politika, prandaj filloje nga lart.....

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pse: 25/07/2018 15:16

    Mo çuni gjykatesit qe denonte me pushkatim, qe kriminel Berisha e boni kryetare gjykates kushtetuse,e ka fajin vetingu.

    Përgjigju
  • Tini: 25/07/2018 14:51

    Ky tipi ,nuk eshte per debat per ligjet , se eshte militant i thekur i PD ,dhe ka shfrytezuar postin zyrtar te kryetarit te KQZ ,per ti bere favore elektorale PD . Bolino ka inteligjencen dhe miresine ne dhenien e drejtesise , kurse ky tipi ka militantixmin e verber politik . Ligj per vendimet e gjykatesve te korruptuar duhet te kete , se korrupsioni i tyre ka ardh nga padrejtesia dhe jo nga drejtesia dhe nuk eshte fare ceshtje delikate . Mjere Ju cilin keni ftuar te japi mend per ligjet . Clirim Gjata ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale