Në komisionin e Ligjeve, po raporton Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Balanca ngriti shqetësimin për situatën në burgje dhe mbipopullimin. Po ashtu Ballanca tha se problem është edhe ushqimi në burgje, ndërsa mori si shëmbull të dënuarit në 41 Bis.

Ballanca tha se ato kanë humbur brenda dy muajve nga 10 kg ose më shumë.

‘Kushtet e jetesës për shkak të mbipopullimit është i vetmi sektor që ka mbipopullim skandaloz. Personat të cilët duhet të shërohen jo vetëm si shërojmë dot por i mbajmë në kushte të rënda. Duket larg data kur të kemi një adresim thelbësor të kësaj problematike. Ka pamjaftueshmëri për të burgosurit. Dhe ku duket pamjaftueshmëri është në sistemin 41 bis.

Në '41 bis' është e ndaluar futja e ujit dhe ushqimeve. Lehtësisht u provua se ranë në peshë dhe humbën brenda 2 muajve vërtetë nga 10 kg dhe apo më shumë. Nëse nuk ndihmohen nga familjarët me ushqime është pamundur për sistemi penitenciare. Kjo krijon problematike. Kemi kërkuar që të përmirësohen kushtet.’- tha Ballanca.

Ballanca tha se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për frymë banori. Sipas Ballancës, problem mbetet fakti që në vendin tonë jepet në shumë raste masa më e ashpër e sigurisë, ajo e arrestit me burg.

‘Në Shqipëri ka numër të lartë të të paraburgosurve. Kemi numër tmerrësisht të lartë të paraburgimit. Këshilli i Europës thekson se personat që janë dënuar me burg përjetë nuk kanë shpresë që nëse sillen mirë, do të mund të dalin ndonjë ditë nga burgu. Çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri.

Gjithmonë ka vend për përmirësim në lidhje me cilësinë dhe garantimin e kushteve brenda sistemit penicitar. Ne kemi patur një problematikë në paraburgim. Mbipopullimi sot është vetëm në paraburgim. Numri ka kaluar 60% të popullatës së burgjeve që janë të paraburgosur. Ka një problem që takimet me familjarët në paraburgim jepen vetëm me lejen e prokurorit. Në rekomandimet që kemi kryer është që vijon të jetë problematike shpërndarja e burgjeve. Në burgjet me të këqija infrastrukturore, Tepelena psh, kemi mbipopullim. Sepse edhe për shkak të hartës gjyqësore personat do t’i mbash atje, nuk i dërgon në vend tjetër edhe për shkak të hartës gjyqësore. Pastaj, të burgosurit duan të rrinë afër familjeve të tyre për ushqime, për marrjen e asistimeve. Të gjitha çështjet ne i kemi në vëmendje, ne i kemi gjetur edhe vetë si institucion, i kemi trajtuar, pranohet në raportin e CPT puna e mirë që është bërë.'- u shpreh Ballanca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Çupi: Avokati i Popullit të angazhohet për vendosjen e minimumit jetik! Ballanca: Parlamenti të miratojë formulën, si mund të realizohet

1716280960_erindaballanca.jpg

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, deputetja e PD, Dhurata Çupi gjatë raportimit të Avokates së Popullit Erinda Ballanca para “Ligjeve”, i kërkoi angazhim konkret në funksion të caktimit të minimumit jetik, për t’iu ardhur në ndihmë më të pamundurve.

“Ne si opozitë kemi bërë një propozim për minimumin jetik. Mungesa të politikës sociale dhe ndihmës do të doja angazhimin e Avokatit të Popullit, ndoshta takime, emisione televizive për këtë nuk bëhen për minimumin jetik, është çështje shqetësuese për ata që i prek, por edhe shtresa tjetër që sheh në rritje shtresën e varfërisë dhe pamundësisë së jetesës dinjitoze”, tha ligjvënësja demokrate.

Nga ana e saj, Ballanca tha se i takon Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë formulën se si mund të implementohet.

'Kemi bërë raportin e fundit për minimumin jetik në vitin 2019. Pra çfarë ndodh në vendet e rajonit dhe cila është formula si mund të bëhet, të dhënat ndryshojnë vit pas viti. Nuk kemi patur ndryshime të reja negative për të bërë një raport tjetër. Ministria përkatëse, veçanërisht Parlamenti të miratojnë formulën si do të llogaritet minimumi jetik. Në vitin 2019 ne kemi patur një vlerë mesatare të minimumit jetik për qytetar 17 875 lekë, nëse kjo vlerë vetëm me inflacionin e pranuar dhe të publikuar nga INSTAT kjo vlerë do të shkonte në 21 039 lekë. Kjo vlerë mbetet thelbësisht shumë e vogël nëse shohim pensionet dhe ndihmën ekonomike ku jemi më keq. Nëse nga të dhënat e INSTAT vlera mesatare e ndihmës ekononike është rritur, mbetet problematike numri i personave që përfitojnë vlerën ekonomike.'- tha Ballanca.