Opozita ka braktisur mbledhjen e komisionit të ligjeve pas debateve për thyrjen e rregullores me përjashtimin e 8 deputetëve demokratë me 10 ditë nga punimet e kuvendit.
‘Është turp kjo që ndodh. Sot jam vetëm në komision, pasi, me akte të turpshme, keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, nuk e doni zërin e opozitës. Siç e keni në traditë, doni institucione moniste. Është e turpshme, pasi ju zonja Bushka keni firmosur përjashtimin e opozitës. Jeni ju që nuk lejoni as reformën zgjedhore. Nuk mund të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë".- tha Dhurata Çupi.
‘Na çoni në 15.15 njoftim për mbledhje në orën 16.00 ditë të premte kur deputetët janë në terren në zonat elektorale. Ne nëpër katune këtej përjashtoni kolegët, se të kam shkruar atje dhe nuk ashtu mendër fare... Për 45 minuta nga Lushnja nuk vijmë dot, edhe me fenelina nuk vijmë dot.’- tha Korreshi, deputet i PD.
‘Përgjegjësia në këtë rast duhet për tek vetja. Normaliteti fillon nga vetja. Të gjitha palët duhet të luajnë përgjegjësin e vet dhe ne këtë rast kemi të bëjmë me vetëpërjashtim.’- tha Petro Koçi, deputet i PS-së.
‘Procedura re mbledhjes se sekretariatit është mbledhur në përputhje me rregulloren....Rregullorja zbatohet njësoj për të gjithë. Opozita të marrë vendimi e zbardhur të sekretariatit të etikës dhe ai nuk është ankimuar.’- u shpreh Klotilda Bushka deputete e PS.
Komisioni dëgjoi përfaqësuesit e institucioneve për d/ligjet e rendit të ditës ku nuk kishte votim, por vetëm mbledhje për rendin e ditës. Një ndër projektligjet ishte edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes me Bullgarinë për njohjen e sigurimeve shoqërore ku përfitojnë 500 që jetojnë dhe punojnë atje. Në total Shqipëria ka marrëveshje njohje të pensioneve me 13 shtete.