Ligjet votojnë emrat e propozuar nga maxhoranca për KQZ-në


TIRANË, 27 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/.- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot dy emrat e propozuar nga Partia Socialiste dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të plotësuar vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Gjatë seancës së zhvilluar të martën, deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Spartak Braho u shpreh kundër faktit që opozita të ketë shumicën në KQZ. "Duhet rishikuar ndarja e KQZ-së. Jam i mendimit që KQZ nuk duhet të ketë një raport 4-3 për opozitën", tha Braho, duke çelur kështu një front të ri diskutimi mes opozitës dhe mazhorancës.
Gjatë seancës, deputetët e Partisë Demokratike kundërshtuan kandidaturat e propozuara nga Partia Socialiste për të plotësuar vendet vakante në KQZ, konkretisht Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba, teksa kaloi në heshtje kandidati i LSI-së, Gëzim Veleshnja.
Në fund të diskutimeve, Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa hodhi për votim kandidaturat, të cilat morën aprovimin e deputetëve të mazhorancës. Tashmë të tre kandidaturat do të paraqiten të enjten në Kuvend për t'u votuar gjatë seancës plenare.
/m.m/ 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore