Në datë 15 nëntor Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Tiranë kreu inspektime për monitorimin e zbatimit të ligjit në fjalë dhe vendosi 3 gjoba me vlerë 300 000 lekë secila ndaj subjekteve të cilat janë gjetur në shkelje të ligjit.
 
Subjektet ndaj të cilëve u morën masa janë:  “Fish House” restorant, “Tree House”, bar kafe dhe  “EuroLive” lloto sport.
 
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor u kërkon qytetarëve që të denoncojnë çdo rast kundravajtjeje të ligjit të në numrin e telefonit pa pagese 0800 4040 si dhe në adresën Rruga Manol Konomi, nr. 4, Tiranë.



dy.b/shqiptarja.com