Intensifiohet lufta kundër duhanit në ambientet publike. Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka nxjerrë këtë të diel inspektorët në terren të ciilët kanë kapur bizneset me shkelje si dhe ka paralajmëruar zero tolerancë për shkelësit e ligjit.
Pas kërkesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për intensifikimin e luftës ndaj duhanpirjes në ambjentet publike, ne zbatim të Ligjit nr. 9636, datë 06. 11. 2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor vetëm në 1 ditë kreu 886 inspektime në orë të ndryshme të ditës dhe të mbrëmjes në të gjithë vendin.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, inspektorët kanë gjobitur 12 biznese me 30 mijë lekë të reja secila për shkeljen e ligjit ndaj shkelësve të ligjit të cilët lejonin pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor paralajmëron se do vijojnë kontrollet intensive kundër konsumit të duhanit në biznese.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com