TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot kërkesën e 16 nismëtarëve për paisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve".
Sipas relacionit shoqërues të pr/vendimit më 30 nëntor një grup prej 16 nismëtarësh i kërkojnë KQZ fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm, për shfuqizimin e dy dispozitave të ligjit të mësipërm dhe konkretisht të nenit 22 që flet për "rrjetin e integruar të impianteve të trajtimit të mbetjeve", si dhe me pikën 3 të tij që lidhet me "importin e mbetjeve jo të rrezikshme".
Sipas ligjit KQZ duhet të pajisë kundrejt pagesës grupin nismëtar me fletën-tip, për mbledhjen e e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve, të cilët duhet të jenë zgjedhës në kohën e paraqitjes së kërkesës.
Miratimi nga Kuvendi në muajin tetor i ligjit "për menaxhimin e integruar të mbetjeve", u shoqërua me polemika të forta, për shkak të kundërshtimit të opozitës, sipas së cilës projekti jo vetëm që nuk zgjidh trajtimin e mbetjeve brenda vendit, po rrezikon, sipas saj, ta kthejë atë në një depozitë të plehrave të Europës.
Më pas ligji u kthye në parlament nga presidenti Bamir Topi, i cili kundërshtoi pikërisht nenet që lejonin importin e mbetjeve. Por, maxhoranca nuk pranoi t'i bëjë ndryshime ligjit, duke e rivotuar atë në seancë plenare pa asnjë ndryshim.
/Shqiptarja.com