TIRANE - Opozita kundërshton amendamentin e deputetit Taulant Balla për ligjin e medias, pasi do të kufizonte konkurrencën e drejtë në shitjen dhe blerjen e aksioneve në treg dhe diversitetin e pluralizimit në media. Deklarata vjen nga deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe anëtar i komisionit të medias Luçiano Boçi i ftuar në studio të A1 Report.

Boçi theksoi se shfuqizimi i nenit 62 të kërkuar nga deputeti Balla kufizon konkurrencën e drejtë të tregut.

Sipas Boçit shfuqizimi i këtij neni krijon handikape në ligj, si dhe deformon frymën e ligjit në veprimtarinë e mediave.

Deputeti i partisë demokratike tha se në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe këshilli i Evropës, i cili është ofruar për asistence teknike për përshtatjet e ndryshimeve në legjislacionin shqiptar.

Ndërkohë kryetari i komisionit të medias nëpërmjet një letre i ka kërkuar kryetarit të kuvendit Meta pranimin e kërkesës për asistence ndërkombëtare.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)