Ligji i ri i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga: Cenon autonomin universitare edhe shkel Kushtetutën

“Ligji i ri për Akademinë e Shkencave, një dështim në reformë edhe me shkelje kushtetuese dhe ligjore”. Kjo është tema e diskutimit, që bëri bashkë sot pedagogë të universitete private edhe publike në ambientet e Fakultetit të Historisë edhe Filologjisë gjatë një diskutimi, ku referoi akademiku Artan Fuga.

“Kultura politike edhe ajo shkencore janë dy kultura të ndara, që në pozicionin e tyre kanë rolin e tyre. Por ne si universitar kemi detyrën që të zhvillojmë këtë kulturë në mënyrë autonome, pa u bërë një kopje e politikës që ka krizën edhe problemet e veta, që nuk është nevoja që ta përmendim se ajo është në sytë tanë. Por po trajtoj shqetësimet që kam  për ligjin e Akademisë së Shkencave, që ka kaluar në kuvend të Shqipërisë edhe tani pritet gjykimi i Presidentit”, shprehet akademiku Artan Fuga.

Artan Fuga ndali tek disa nga nenet e ligjit të miratuar, që sipas tij, jo vetëm janë shkelur, por i gjithë procesi ligjvënës ka ardhur pa asnjë ekspertizë shkencore edhe dinjitoze.

 “Janë pesë çështje, e para është çështja e funksionit të Akademisë së Shkencave,që janë strukturuar në atë mënyrë, që përbëjnë cenim të lirive të kërkimit shkencor. Çështja e dytë është statusi i Akademikut, ku krijohen privilegje pa dobi shoqërore. E treta, një kaos organizativ brenda ASH-së, që krijon një model, që është i papërshtatshëm edhe nuk duhet që të Republikën e Shqipërisë, sepse bie në kundërshtim me disa të drejta, që ne i kemi fituar në kushtetutë. Edhe së katërti, ky proces është i mbytur në shkelje procedurale, në planin juridik edhe etik”, shpjegon Fuga.

Ligji për Akademinë e Shkencave, sipas Fugës shkel disa nene edhe të Kushtetues së Shqipërisë, Kodin e Punës, Ligjin për Arsimin e Lartë edhe shkencën, si edhe vendos në rrezik liritë e kërkimit të kërkimit shkencor.

“Unë gjykoj se ky ligj për ASH-n cenon rëndë kërkimin shkencor mbarëshqiptarë, statusin tonë si pedagog në titujt edhe gradat tona shkencore, edhe për funksionet që në kemi në shoqëri. Ky ligj për ASH, sipas mendimit tim shkel kuadrin ligjor në fuqi, në Republikën e Shqipërisë. Edhe duke shkelur këtë kuadër, që nga kushtetua edhe më tej, cenon edhe statusin tonë, edhe për këtë arsye është edhe i dëmshëm”.

Fuga ndali edhe tek fakti, që ky ligj i heq praktikisht Presidentit të Republikës kompetencën kushtetuese për emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave. Në fund të diskutimit, profesor Artan Fuga, i bëri thirrje kryeministrit të vendit dhe të gjithë deputetëve për të mos lejuar që ky ligj, i cili bie ndesh me kuadrin kushtetues edhe juridik në fuqi, si dhe cenon liritë kërkimore shkencore e universitare në fuqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'