TIRANE - Pak ditë para hyrjes në fuqi të ligjit të ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, vetë KLD i paraprin me një mbledhje të beftë pa praninë e medias dhe me dyer të mbyllura.
A1Report ka mundur të mësojë se në mbledhje ka munguar presidenti i Republikës Bujar Nishani, njëherazi dhe kreu i KLD-së si dhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naco, i cili ndodhet në një takim pune në Greqi.
Zyra e shtypit pranë KLD-së e kontaktuar nga A1Report ka bërë me dije se në rendin e ditës janë shqyrtuar procedurat e emërimit të kryetarëve të gjykatave sipas ligjit të ri si dhe teknalitetet e ligjit, të cilat duhen përshtatur për zbatueshmëri në sistemin e drejtësisë.
Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi më 16 Shtator, ku ndër ndryshimet e pësuara janë dhe mënyra e pezullimit të një gjyqtari apo forma e vlerësimit të trupës gjyqësore në sistemin e karrierës.
Rendi i ditës:
Mënyrat dhe standardet për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave.
Procedurat dhe teknikalitetet që do ndiqen në përputhje me ligjin e ri te KLD-se
Sakaq, ishte ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë që thelloi edhe më shumë “përplasjet” mes mazhorancës dhe Presidentit Nishani. Kreu i shtetit pas miratimit të parë nga mazhoranca në parlament, e ktheu për rishqyrtim këtë ligj duke argumentuar se i cenohen kompetencat. Por me votat e mazhorancës qeverisëse ky ligj u miratua sërish në parlament dhe pritet të hyjë në fuqi më 16 Shtator.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com