TIRANE- Edukimi në Vazhdim i mjekëve, farmacistëve dhe dentistëve nuk do të mbyllet vetëm me ciklin e parë 2010-2014, por do të vazhdojë me fazën e dytë. Ligji “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, ka parashikuar që edukimi i profesionistëve të shëndetësisë do të bazohet në cikle periodike dhe detyrimi do të jetë mbledhja e një numri të caktuar kreditesh.
“Programi i certifikimit është sistem i bazuar në cikle periodike, brenda të cilave profesionistët duhet të mbledhin një numër të caktuar kreditesh të edukimit të vazhdueshëm profesional, bazuar në procedurat, kriteret dhe standardet e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Certifikimi është procesi që profesionisti i shëndetësisë përfundon me përmbushjen e kritereve të secilit cikël të programit të certifikimit dhe lidhet me ecjen në karrierë të profesionistit të shëndetësisë”, - përcakton ligji i ri i botuar në Fletoren Zyrtare.
/Shqiptarja.com