TIRANE - Shkrirja e Gardës së Republikës dhe implementimi i punonjësve të saj në strukturën e re që do të kujdeset për ruajtjen e Personaliteteve Shtetërore, do të ketë një bilanc pozitiv financiar. Ligji që pritet të ngjallë debate të forta deri në miratimin e tij përfundimtar në Kuvend, sqaron se si nga shkrirja e strukturave ekzistuese në ato të reja që do të ndërtohen, veç ndryshimit të gradave të ketë edhe diferencime financiare.