Gjatë hetimit, prokuroria ka zbuluar se, përsa i përket mungesës së kompetencës, konkludohet se kompetent për nxjerrjen e akteve nuk është INUK, por INUV pranë Bashkisë Tiranë, për këto arsye: Sipas nenit 81 të Ligjit “Për planifikimin e territorit” është sanksionuar se “Inspektimi ka për mision bazë parandalimin e zhvillimeve të paautorizuara në territor apo të shkeljeve të kushteve të lejeve, sipas këtij ligji dhe akteve të nxjerra në zbatim të tij si dhe ndëshkimin e drejtë të kundërvajtësve, që shkelin dispozitat e këtij ligji”, ndërsa Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë".