Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se rikandidimi i kandidatëve socialistë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të varet nga përmbushja e objektivave të qeverisë për Paketën e Maleve. Sipas Ramës, përmes kësaj pakete synohet hapja e rrugës për rreth 1,000 investime në 61 bashkitë e vendit.
Këto deklarata janë kundërshtuar me forcë nga Partia e Lirisë, e cila i cilëson ato si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pushtetit vendor. Në një deklaratë për mediat, anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira, ngriti shqetësime mbi dispozitat ligjore që, sipas saj, lejojnë kalimin e pronës shtetërore te “posedues jopronarë” me vlerë simbolike prej 1 euro, përmes paraqitjes së një projekti zhvillimor pranë këshillave bashkiakë. Ajo tha se kjo skemë rrezikon pyje, kullota, livadhe dhe zona të mbrojtura në të gjithë territorin e vendit dhe ka si qëllim kënaqjen e orekseve të kryeministrit.
Rira pretendoi se Paketa e Maleve, u ofron investitorwve lehtësira të mëdha fiskale, të cilat krijojnë pabarazi mes banorëve pasi fermerët dhe banorët e zonave rurale vijojnë të paguajnë taksa për ndërtimet e vogla, ndërsa projektet për vila dhe resorte përjashtohen nga detyrimet fiskale.
Në deklaratën e Partisë së Lirisë, u ngritën edhe shqetësime për dispozitat ligjore që, sipas Rirës, lejojnë kalimin e pronës shtetërore te të ashtuquajturit “posedues jopronarë” me vlerë simbolike prej 1 euro, përmes paraqitjes së një projekti zhvillimor pranë këshillave bashkiakë. Rira tha se ky mekanizëm rrezikon pyje, kullota, livadhe dhe zona të mbrojtura në të gjithë territorin e vendit.
Ajo theksoi se marrëdhëniet e pronësisë në zonat malore janë ende të pakonsoliduara dhe se shumë sipërfaqe nuk janë të regjistruara në kadastër, duke e bërë procesin të rrezikshëm për abuzime. Sipas saj, zonat e mbrojtura mbeten ndër më të rrezikuarat nga zbatimi i kësaj pakete.
Deklarata e plotë e Miranda Rirës
"Para dy ditesh, në nje takim me kryetaret e bashkive, Kryeministri Rama iu jepte ultimatim ketyre te fundit per të vijuar procedurat mbi Paketën e Maleve, madje i kerconoi se nese nuk do te firmosin hartat e zonave te tyre, ata nuk do te mund te rikandidonin. Po cfarë është paketa e maleve? Në faqen zyrtare të qeverisë thuhet se paketa e maleve është një nismë ligjore që do të nxisë investimet në zonat malore per një periudhë 10 vjecare, ku investuesit do te kenë keto lehtesira fiskale: zero takse për ndikimin në infrastrukturë; zero tatim mbi të ardhurat; zero taksë e pasurisë së paluajtëshme, zero TVSh. Përse fshtarët për të ndërtuar një kasollë për bagëtitë, një stan apo shtëpi në fshat duhet të paguajnë taskën e ndikimit në infrastrukturë, ndërkohë ai që do të ndërtojë vila apo resorte me pishina dimërorë do të përjashtohët tërësisht nga detyrimet fiskale ? Në nenin 3, pika a, te ligjit te Paketes se Maleve, flitet per “kontraten e kalimit të pronësisë”, midis palës shitëse që është ministria per ekonominë në cilësinë e pronarit shtet dhe pala blerëse, e perfaqesuar nga “poseduesi jopronar” emri i te cilit figuron në kartelen e pasurisë së paluajtshme shtetërore si posedues jopronar i pasurise me objekt kalimin e pronësisë permes shitjes, me shifrën simbolike 1 euro!! Kurse pika C, shkruan e zeza mbi të bardhë se : “posedues jopronar është individi, personi fizik ose juridik, i cili ka ushtruar dhe ushtron posedim te vazhdueshem dhe te panderprerë prej të paktën 10 vitesh, mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorur atë sikur të ishtë ai pronari i saj”. Pra e thene thjeshtë, individë dosido (klientë të kryeminsitrit) që e marrin pronën shtetërore dhe privatizojnë atë, me vlerën 1 euro ose 90 lekë. Për më tepër, poseduesi jopronar, edhe pse nuk ka titullin e pronësisië mbi siperfaqen e tokes shtetërore, ai mund të behet pronar i saj vetëm duke paraqitur një projekt zhvillimor pranë këshillit bashkiak perkatës. Po ashtu në nenin 8, pika b të këtij ligj përcaktohet qarte se kriteri kryesor për t’a poseduar këtë pronë, është që ajo të jete "pasuri shtetërore” dhe të mos jetë pronë shtëtërore e patjetërsueshme, kështu llojet e pasurisë, Pyll, kullotë, livadh nuk janë të patjetrsueshme, dhe janë objekt i këtj ligji, për pasojë. Për pasojë, cdo pyll, cdo park kombetar, zonë e mbrojtur apo jo, cdo kullote dhe cdo livadh në tërritorin shqiptar, kërcënohet të rrëmbehet, grabitet me vetëm 1 euro dhe t’i dhurohet një grushti jezitërish oligarkërsh shqiptarë, që nuk u ngopen duke zhvatur pasuritë kombetare. Ky është ligji më famëkeq pas ligjit 7501, një ligj që gjasme do të hapë vende pune, do të rrisë turizmin malor, do të rigjallërojë ekonominë lokale në male dhe zonat e thella malore. E verteta është se ky ligj ogurzi do të shërbejë si kali i Trojës për të kafshuar zonat e mbrojtura ku do të ndërtohen vila, resorte dimërore për oligarkët shqiptarë e të huaj, do të shkatërrojë burimet natyrore dhe ekosistemin në këto zona. Eshte ende e freskët ajo qe ndodhi vjet në kulmin e sezonit në Theth, ku banorëve vendas iu tha ndërtoni edhe pa leje dhe më pas iu vu tritoli. Ky ligj është një hap tjetër për ta shitur Shqipërinë dhe pasurinë kombetare në llokma, a thua se Shqipëria është pronë private e Kryeministrit Rama. Ndërkohë që Ministria për ekonominë do të shqyrtoje dhe miratojë kërkesat për blerjen e sipërfaqeve me vlerë simbolike, 1 EURO. Me fjale te tjera, sipas kesaj nisme nga qeveria synon dhenien e pronësisë me një cmim simblik, 1 euro, per ata qe kanë plan zhvillimi për të paktën 1000 investime, 1000 posedues jopronarë apo thjesht 1000 klientë e oligarkë që do të shqyejnë zonat më përrallore të pyjeve tona. Për më tepër, maredheniet juridike te pronësise në zonat malore jane ende të pakonsoliduara, dhe shume zona janë jashtë regjistrimit kadastral. Pas skandalit shteteror të AKSHI-t ku të dhënat e shqiptarëve janë në duart e cunave të fortë e bandave të krimit, një tjetër masakër me pronat pritet të bëhet me titujt e pronësisë në zonat më të bukura malore e kullusore, që përfshijnë kryesisht Zonat e Mbrojtura, qe dhe diktatori Hoxha e sistemi monisti i ruajti dhe pyllëzoi me shumë fanatizëm. Zonat e mbrojtura janë edhe më të rrezikuarat nga ky ligj fatkeq. Pohimi nga ana e kryeministrit se kjo paketë do të rrisë punësimin në zonat malore, apo do të ulë shpopullimin në këto zona, është thjesht dhe vetëm një blasfemi, është katërciperisht një gënjeshtër. Paketa e Maleve vjen si një qokë e radhës për klientet kryeministrit Rama, të cilët pasi morën Rezervat e shtetit, pasurite kombëtare për 1 euro, iu turrën me rrëmet e babëzi vijës bregdetare nga Orikumi,Palasa,Gjipeja,Dhermiu e me radhë, duke grabitur tokat e fshtarëve apo ato sipërfaqe që në zërin kadastral ishin thjesht kullota, e duke i dhënë për vila e resorte tëk “investitorët strategjike” një dorë oligarkësh grykës, miq të kryeministrit Rama. Kësisoj bastisën dhe tjetersuan jo vetem revierën shqiptare por s’patën mëshirë as për Butrintin, ku brenda zonës së mbrojtur të Parkut ndërtuar resortin 28 milione euro të Manastririt, duke shkatërruar një vendbanim antik, trashëgimi e Uneskos, si Butrinti. E mbani mend pikën e vogël të ministres Kumbaro. As hordhitë barbare antike e mesjetare nuk e kanë rrjepur e shkatërruar revierën shqiptare sic e ka bere kjo qeverisje, me ligjin e KISH (Koorporata e Investimeve Shqiptare) dhe ligjin famëkeq për investimet strategjike. Pasi shkatërruan bregdetin, m ekëtë ligj duan t’iu vërsulen maleve. E duan edhe nga një vilë në mal ata që grabitën bregdetin duke e bërë të pamundur që një familje shqiptare të bëjë 1 jave pushime në Jug, sepse plazhet publike u kthyen në private, në resorte ku mund të shkojnë vetëm të pasurit. Jo vetëm si anetare e kryesise së partise së lirisë, por si qytetare e thjeshte e këtij vendi ndjej një trishtim të madh kur mendoj se parku i bukur i Shebenikut, me pyje dhe kullota madhshtore, me 3000 ha pyje ahu zonë e UNESKO-s që i perkasin zonës së Rrajces, në Skalavë ku gjysherit e mi jetuan e ngritën stanet e tyre, me bukuritë madhështore të Dardhës dhe gjithe zonave perreth, do të jene tani në shitje për vetëm 1 euro, tek “poseduesit jopronarë” që gjasme vinë atje per ekonomine lokale por ne fakt vijnë për të shkatërruar florën dhe faunën, vijnë për të grabitur kullotat qe janë ruajtur dhe mirembajtur prej shekujsh nga vetë banorët. Kjo është kryesisht e vërtetë për pjesën veriore dhe verilidnore të vendit. Paketa e Maleve, eshte projekti i tretë me i madh persa i perket territorit, qe vjen pas projektit te “Rilindjes Urbane “ dhe Rilindjes Rurale, e njohur si “100 fshatrat”. Të dyja rezultuan të ishin një dështim total i kreministrit Rama. Ashtu sikurse edhe paketa e maleve, program i rilindjes urbane dhe 100 fshatrat u proklamuan si projekte qe do te rrisnin ekonominë lokale te qyteteve dhe fshtrave, do te luftonin shpopullimin, etj. Fakti eshte se kostoja e rilindjes urbane ishte katastrofike, plot 600 milionë euro për fasada e pllaka të bera rrush e kumbulla nga FZHR-ja e asaj kohe me zero ndikim real në ekonomine lokale te qyteteve, sepse ato nuk ulen varfërinë, dhe nuk rriten punësimin në këto qytete, nuk frenuan shpopullimin e frikshëm të tyre. Po ashtu, programi “100 fshatrat”, që synonte mbështetje për popullsine rurale kushtoi rreth 270 milionë euro dhe pasoja ishin po ashtu fatale. Fshatrat u terën dhe u shkretuan më keq sec kishin qenë, më shpopullim dramatik, me ship të kycyra e të braktisura dhe me tokë te lënë djerrë. Në vazhdën e kësaj logjike, “Paketa e maleve”, që do të ketë zero efekt në ekonomitë familjare dhe komunitare te zonave malore, sepse ky ligj ka vetëm një qëllim të copezojë pronat shtetërore, të kënaqë orekset e kryeministrit Rama për klientët dhe grushtin e oligarkëve përreth tij. Paketa e Maleve do të ketë zero efekt në ekonomitë lokale, në turizmin malor apo në uljen e shpopullimit të zonave malore. Ajo është vjedhja e madhe e radhës e kësaj qeverie, që pas 13 vitesh në pushtet kanë vjedhur me një rrëmët dhe babëzi të paparë, nga portet tek rrugët e florinjta, nga zonat bregdetare tani drejt pyjeve dhe maleve" thuhet në deklaratë
Komente









