Ligji për Arsimin, joserioz
Ligji per arsimin parauniversitar, i cili po debatohet keto dite, nuk kishte, ne variantin e sjelle nga qeveria, asnje paragraf serioz per vleresimin e shkollave te mesme. Befas, del nga sirtari i ministrit, duke shperfillur rrugen ligjore, nje urdherese sipas te ciles, shkollat e mesme, publike dhe private, do te vleresohen thjesht mbi bazen e rezultateve te matures!
Ligji per arsimin parauniversitar, i cili po debatohet keto dite, nuk kishte, ne variantin e sjelle nga qeveria, asnje paragraf serioz per vleresimin e shkollave te mesme. Befas, del nga sirtari i ministrit, duke shperfillur rrugen ligjore, nje urdherese sipas te ciles, shkollat e mesme, publike dhe private, do te vleresohen thjesht mbi bazen e rezultateve te matures! Ne gjykojme se ky eshte nje hap sa i gabuar aq edhe tinezar i pushtetit, per t'i çelur rruge financimit publik te arsimit privat, njelloj siç u be me vleresimin dhe renditjen qesharake te arsimit te larte. Ju kujtoj se Universiteti i Tiranes e bojkotoi kete pseudo-renditje pikerisht prej kesaj tinezie.
Kriteri i rezulateteve te matures është i pamjaftueshëm dhe i pavend. Pikesepari, a mund të diskriminohet ecuria 3 vjeçare e rezultateve te një nxënësi duke u bazuar vetem e vetem tek nje rezultat fillikat, ai i provimit te matures? Mandej, shkolla nuk ka vetëm brezin e maturës qe do u shqyrtoka; ajo ka edhe breza nxënësish të tjerë qe me kete menyre shperfillen. Shperfillet puna e tyre dhe e mesuesve, dite pas dite, ne tre vite.
M'ane tjeter në kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë, dihet shumë mirë që ky kriter nuk eshte real. Kjo pasi administrimi i matures shterore ka qene vit pas viti i cenuar. Ka pasur shkolla ku provimet jane zhvilluar ne kushte rreptesie, sikunder ka pasur shkolla, publike dhe private, ku nxenesve u jane zgjidhur pyetjet ne tabele, qe shkolla te 'dale mire' me rezultate. E madje ka patur edhe pronare shkollash qe kane synuar ta blejne tezen e provimit. Administrimi pra ka futur gjithnje uje, me pak ne shkollat publike e me shume ne ato private, per arsye qe dihen. Dhe MASH keto i di fare mire, pasi ka 7 vjet qe merr dijeni. Ndaj edhe kemi te drejte te besojme se sot, ky pseudovlerësim, behet per t'i hapur rruge financimit të pandershem e diskriminues te shkollave, pas idihet që perfituese do te jene mandej ato shkolla që nga kjo menyre e manipuluar vlerësimi, rezultojne shembullore.
Pike tjeter e diskutueshme është financimi i nxënësve ekselentë të shkollave private. Gjykoj se para se të kalojmë në këtë hap, qeveria shqiptare duhet t'u kthejë përgjigje shqiptareve se çfarë u bë me parate që u përfituan nga heqja e TVSh-se nga gjithe arsimi privat. Ky hap ligjor, si hap i pare i nje marredhenieje financiare mes shtetit dhe privatit ne fushe te arsimit, teorikisht u be për të lehtësuar buxhetin e familjeve që paguajnë për arsimin e fëmijëve të tyre në shkollat private. Pyetja që unë ngre është, a kanë shkuar vërtet ato lekë për lehtësimin e kostos së familjeve shqiptare? A eshte ulur pas ketij hapi tarifa qe prinderit paguajne çdo muaj per femijet? Apo qeveria e Saliut ka mbyllur deri me tash njerin sy, duke e ofruar kete mase si "biskote" për bizneset e arsimit privat, per t'ua nxjerre me pas nga hundet "dhuraten" ne fushatat e saj elektorale?
Kjo reformë po përdoret si biskotë parazgjedhore, për t’iu shërbyer miqve të qeverisë, por edhe si një kërbaç parazgjedhor, sepse do synoje te përdoret për kercenimin me pushim nga puna të atyre mesuesve qe nuk shnderrohen me pahir ne militantë te partise-shtet.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.7%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2908
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52