Ligji për agjentët e huaj, Parlamenti i Gjeorgjisë një hap më afër rrëzimit të vetos  

Ligji për agjentët e huaj, Parlamenti i Gjeorgjisë një hap më afër rrëzimit të vetos  

Një komitet parlamentar në Gjeorgji e ka hedhur poshtë veton e presidentes pro-perëndimore të shtetit, Salome Zurabishvilit për të ashtuquajturin ligj për “agjentë të huaj”, duke ua mundësuar deputetëve që të zbatojnë legjislacionin, pavarësisht protestave të brendshme dhe kritikave të Perëndimit që një vendim i tillë po dëmton rrugën e Gjeorgjisë drejt komunitetit euro-atlantik.

Ligji do t’iu kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare që të regjistrohen si “përmbushës të interesave të një fuqie të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të fondeve prej jashtë.

Duke marrë parasysh vendimin e Komitetit parlamentar për Çështje Ligjore, ligjvënësit e Gjeorgjisë pritet të shqyrtojnë përmbysjen e vetos së presidentes, në një seancë të mbajtur më 28 maj.

Partia në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila e ka shtyrë përpara miratimin e legjislacionit, ka shumicën në Parlament dhe pritet që ta rrëzojë lehtësisht veton.

Komiteti parlamentar e ka marrë vendimin pavarësisht një proteste paqësore të mbajtur në Tbilisi më 26 maj dhe një paralajmërimi të Avokatit të Popullit në Gjeorgji, Levan Ioseliani, që ligji, të cilit zërat kritikë i referohen edhe si “ligji rus”  për shkak të ngjashmërisë që ka me ligjin që përdor Rusia për t’i heshtur zërat kundërshtarë duhet të ndryshohet, për të zvogëluar dëmin në shoqërinë civile.

Mijëra persona, kryesisht të rinj, kanë marshuar në Tbilisi në Ditën e Shtetësisë, më 26 maj, duke bërë thirrje që partia “Ëndrra Gjeorgjiane” të heqë dorë prej ligjit.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë