Kodi i Sjelljes i Kuvendit, i kufizon deputetët jo vetëm në veshje, fjalor apo sjellje të caktuara, por po ashtu i ndalon që të marrin pjesë në votime apo vendime parlamentare që favorizojnë ata, familjarët apo të njohurit e tyre në angazhimet private.
Neni 13 i Kodit të Sjelljes lë detyrimin që deputeti ta deklarojë konfliktin e interesit.
“3. Kur një deputet, gjatë procesit ligjvënës, është subjekt i një interesi privat dhe mund të ndikohet nga çështja në shqyrtim, bën deklaratë me shkrim dhe e dorëzon pranë shërbimit përgjegjës për deputetët. Deklarata me shkrim e deputetit për konfliktin e interesit, rast pas rasti, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit në internet.
4. Deputeti nuk ka të drejtë të votojë për një projektligj ose dokument tjetër politik kur ka konflikt interesi dhe as të promovojë projektligje ose interesa për shpërblim/pagesë apo për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta”.
Por kur kanë kaluar 12 muaj nga miratimi i Kodit të Sjelljes së deputetëve, vetëm dy prej tyre kanë deklaruar të jenë ndeshur me Konflikt Interesi, edhe pse parlamenti është plot me biznesmenë, të cilët janë prekur të paktën nga paketa fiskale.
Fatmir Xhafaj nuk ka marrë pjesë në shqyrtimin e ligjit për përmbarimin gjyqësor privat, me argumentin se të afërm të tij janë të angazhuar në këtë sektor, ndërsa Vasilika Hysi nuk ka marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për një anëtar bordi, me deklarimin se ka njohje të afërta me një prej kandidatëve.
.jpg)
.jpg)
Deklarimi i Fatmir Xhafës
.jpg)
.jpg)
Deklarimi i Vasilika Hysit

Vasilika Hysi dhe Fatmri Xhafaj
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.4%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3049
Lajme të tjera
-
Xhafaj në Kuvend: Hiqni dorë nga presioni, ka ardhur koha që të ndëshkohet ndikimi në drejtësi
14 Korrik 2022, 16:42
-
Diskutimi te ‘Ligjet’ për punën e Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafaj: Mënyra e sjelljes me të miturit në një çështje penale, duhet ndryshuar urgjentisht
1 Korrik 2022, 11:24
-
Platformë kombëtare për të raportuar gjuhën e urrejtjes online, vetëm 3% e rasteve denoncohen! Aktivistët: Mungon besimi tek institucionet
20 Maj 2022, 21:03
-
Ç’po ndodh me reformën në drejtësi? Fatmir Xhafaj skanon dinamikat e fundit: Nga akuzat, te sulmet dhe kritikat
10 Maj 2022, 13:00
-
Fatmir Xhafaj: E them me zë të lartë ka korrupsion në çdo nivel të qeverisjes, bashkëpunim i zi mes politikës së të gjitha krahëve me krimin e organizuar
21 Janar 2022, 09:12
-
Ndryshimet kushtetuese për vetingun, pyetjet për Komisionin e Venecias tashmë janë nisur! PS: Të mos humbim kohë
8 Nëntor 2021, 11:03
-
'Ligjet' diskutojnë platformën e Qeverisë për bashkëqeverisje, Xhafaj: ProjektLigji është i shkruar keq! Korreshi: Duket si çorape leshi e veshur në behar
19 Tetor 2021, 12:44
-
Xhafaj: Përplasja Berisha-Basha po dobëson rolin e opozitës në parlament! Në rast mosdakordësie për shtyrjen e vettingut, Kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen
11 Tetor 2021, 18:25
-
5 vite reformë në drejtësi, Xhafaj: Jemi në rrugën e duhur, opozita ka bërë gabim historik me anatemimin ndaj saj! SHBA dhe BE, garantët e pavarësisë
22 Korrik 2021, 18:46
-
Fatmir Xhafaj: Sfida e drejtësisë së re, kurajo dhe guxim
22 Korrik 2021, 11:17
-
Mazhoranca e kënaqur me SPAK dhe Krajën, porosi për goditjen e ‘çunave problematikë’ që marrin tenderat, kritika të forta për Prokurorinë e Përgjithshme dhe Çelën
15 Qershor 2021, 16:50
-
Fatmir Xhafaj rrëfehet për herë të parë pas zgjedhjeve: Nga dinamikat, te prapaskenat, akuzat e kundërshtarëve politikë, marrëdhënia me Ramën e Veliajn
6 Qershor 2021, 12:51