Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi ka dhënë sot një deklaratë për ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri. Deputetja e opozitës thotë se qeveria e fryu koston vjetore të Mjekësia, si një mënyrë për të bindur studentët që të lënë peng diplomën për 5 vite punë në atdhe. Vokshi thotë se Bordi i Universitetit sipas saj, nuk ra pre e presioneve dhe e vlerësoi koston vjetore shumë më pak.
Vokshi tha se ligji është antikushtetues dhe do e ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese.
‘Si e bëri këtë, duke përdorur Universitetin e mjekësisë për kosto shumë herë më të larta, se ato realet, duke u munduar që siç bën gjithnjë të vinte studentët përballë qytetarëve.
Një ligj antikushtetues, diskriminues, jo efektiv, i padrejtë u miratua më nxitim, në mes të natës, duke refuzuar të dëgjonin zërin e studentëve.
Një ligj, me anë të të cilit Edi Rama synon të mbulojë dështimin e premtimit të bujshëm të shëndetësisë falas, dështimin e politikave në shëndetësi, dështimin e koncesioneve që kanë shkatërruar çdo shtyllë të shëndetësisë.
Një ligj që dëmton universitetin publik e që orienton studentët drejt privatit.
Do kërkojmë në dëgjesë ministren e Arsimit dhe Shëndetësisë për implementimin e ligjit. PD do e ankimojë ligjin edhe në Gjykatën Kushtetuese.’- tha Vokshi
Kujtojmë se në seancën e fundit plenare, Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë. Sipas ligjit, studentët aplikantë në Mjekësi që futen këtë vit në sistem, janë të detyruar të firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 5 vjeçare pas diplomimit. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.5%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 3412
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Mos ia jep më fjalën, po na flet me cinizëm’, plas 'sherri' tek 'Shëndetësia' mes demokratëve dhe deputetit socialist pse u përmend 21 Janari dhe Gërdeci (VIDEO)
10 Dhjetor, 14:14
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor, 13:11
-
Mbesa e Albana Vokshit 'dorëhiqet' nga kompania e të ëmës me 1 punëtor e fitim 629 milionë lekë në vit, ditën e denoncimit në media
3 Dhjetor, 19:22
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Konçesioni Check-Up hedh në gjyq Albana Vokshin!
18 Nëntor, 15:04
-
Motra e Albana Vokshit, kompani me vetëm 1 punëmarrës në tatime, vajzën e vet, e fitim 627 milionë lekë të vjetra për 10 muaj! Institucionet po gjurmojnë pastrimin e parave (DOKUMENTET)
18 Nëntor, 10:17
-
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
15 Nëntor, 13:48
-
Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'
15 Nëntor, 07:20
-
Manual se si degradojnë komisionet hetimore parlamentare
14 Nëntor, 17:32
-
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Beqaj përplaset me Zhupën e Vokshin pas orës 01:00 pas mesnate! Deputetja e PD telefonon Gardën! Detajet e sherrit pasi kamerat u fikën tek kryesia
14 Nëntor, 12:28
-
Sherr në orën 1 pas mesnate tek Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj futet në sallë, përplaset me deputetët PD! Zhupa: Po kërcënon! Vokshi: Urgjent kthejeni në burg! Ish ministri - Spahos: Ti mbylle gojën
14 Nëntor, 08:25
Ke shume te drejte,eshte ligj diskriminues.kufizon kohen e punes ne sherbim te popullit te ryre.Duhet te behet dhjete ose 15 vjet Pune ne Shqiperi,ne sherbim te popullit qe i arsimoi,i beri mjeke.
Përgjigju