Ushtarakët me grada mund të pranohen në Polici dhe studentët ekselentë mund të bëhen oficerë pa konkurs. Janë këto dy ndryshimet kryesore në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat morën miratimin e Parlamentit. Ushtarakët me grada që janë të trajnuar e specializuar, si xheniot apo kategori të tjera, me marrëveshje mund të bëhen pjesë e strukturave të Policisë, por jo në nivel drejtues.
Pranimi i ushtarakëve bëhet me marrëveshje mes Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes dhe do të ketë koha të përcaktuar ccdo vit.
Ndërkohë studentët me rezultate të larta në degët ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudence mund të vazhdojnë Akademinë e Sigurisë pa konkurs dhe menjëherë më pas do të gradohen nënoficerë dhe mund të bëhen pjesë e uniformave blu.
Janë 775 vende të lira në Policisë që studentët e ekselencës mund përfitojnë. Të gjitha vendet vakante sipas Ministrisë së Brendshme do të plotësohen me pranimin e studentëve të ekslencës dhe ushtarakëve.
Pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Policinë e Shtetit, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Në një postim në rrjetet sociale Lleshaj thotë se Policia e Shtetit do të hapë dyert e Akademisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta, të cilët më pas mund të integrohen në strukturat e hetimit në Polici.
“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj. Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë. Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë,”-shkruan Lleshaj në Twitter.
Ligji tashmë i miratuar krijon menjëherë 775 vende të lira në Policinë e Shtetit, nga të cilat 315 vende vakante për pozicionin nënkomisar si dhe 360 vende të lira për funksione të veçanta në Policinë e Shtetit. Disa ditë më parë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ministri i Brendshëm u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen Akademisë pasi Policisë së Shtetit i duhet një cilësi e re.
“Kriteret e pranimit do të jenë shumë të rrepta për t’u inkurajuar që të futen në polici kapacitete të larta, kemi nevojë për cilësi të re,"-u shpreh ndër të tjera Lleshaj.
Për më shumë detaje lidhur me ligjin e Policisë (SHIKO KËTU)
O LLESH LESHI JEPI LEKET E BUKES POLICVE E LERI MODERNIZIMET SE NE EMER TE TYRE PO BEHESH HAJNE NJESOJ SI PARADHESIT E TU. JEPI 50 MIJE LEKSHIN E USHQIMIT POLICVE SE NUK E MARRIN QE NGA MARSI I 2018 E E KAN ME LIGJE. E LERI PALLAVRAT...
Përgjigju