Dy artistët e njohur Luftar Paja dhe Laert Vasili shprehen në favor të ndërtimit të një godine të re mbi rrënojat e godinës aktuale të teatrit. Për Artistin e Popullit, Luftar Paja, ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është mëse i domosdoshëm. Ai shprehet se godina e re duhet t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos atyre të artistëve që do të punojnë aty.
“Përfundimiasht e kam thënë fjalën time në takimet që kemi patur. Mendoj se duhet të një teatër i ri ku t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos kërkesave të artistëve që do të punojnë aty. E rëndësishme është që godina e re të ndërtohet me cilësi të lartë në të gjitha nivlet. Nuk është godina ajo që rrit vlerat artistike, ajo ka ndikimin e saj të domosdoshëm, por ajo që është më kryesorja janë vetë artistët me punën dhe talentin e tyre që rri këto vlera”, thekson aktori i madh Luftar Paja.
Por ideja e një teatri të ri përkrahet edhe nga brezi më i ri i artistëve. Aktori Laert Vasili, i cili u vlerësua me çmim pak ditë më parë edhe si “Aktori I Europës për vitin 2018”, shprehet se Teatri i Ri është mëse i nevojshëm.
“Sot kur gjithkush përqafon të renë në teknologji, ushqim, udhëtim, banim, veshje etj. Teatri si pararendës i shoqërisë duhet të ishte bërë dhe sot të festonim përurimin e tij. Shpresoj të mos e humbasim këtë çast historik dhe uroj që Presidenti Meta me qetësinë dhe dashurinë që e karakterizon, t’i japë fund mjerimit dhe të dekretojë ligjin drejt parametrave që koha i kërkon dhe Europa i kushtëzon!”
Ligji për Teatrin, Luftar Paja dhe Laert Vasili: Duhet të një Teatër i Ri që i qëndron kohërave
Komento