Ligji për zonat e Mbrojtura, Tabaku thirrje kolegëve socialistë: Rishikoni projektligjin! Do kthehen në parcela toke për t’u betonuar

Një rrezik për territorin tonë dhe zonat e mbrojtura të vendit e ka konsideruar deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, projektligjin e propozuar nga partia Socialiste për ndryshimin e Zonave të Mbrojtura.

Sipas Tabakut, draft-ligji i propozuar nga deputetët socialiste dhe më tej mendimi i qeverisë socialiste përmes VKM, kërkon që të fshijë atë që ne e kemi konsideruar si të shenjtë; zonat e mbrojtura me të cilat i krenohemi botës dhe në të cilat ftojmë këdo t’i vizitojë.

‘Këto zona nuk janë thjesht parcelat e ndërtimit të një toke çfarëdo, por janë mishërimi i bukurisë natyrore të vendit tonë, diversitetit ekologjik dhe trashëgimisë që ne i lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë. Shkatërrimi i tyre, siç edhe parashikohet në propozimet që janë depozituar, apo çmontimi i statusit të tyre si zona të mbrojtura do të thotë zhbërja e viteve dhe përpjekjeve të sa e sa ambientalistëve dhe vullnetarëve për të konservuar mrekullinë tonë natyrore. Në të vërtetë kërkesat e paraqitura nga kolegët socialistë por edhe nga qeveria nuk janë vetëm se përpjekja për të shkatërruar balancën ekologjike dhe mbi të gjitha amanetin e të parëve tanë që na kanë lënë për këto vende, por dhe tradhëtia më e madhe ndaj fëmijëve tanë.’- tha Tabaku.

Drafti i dytë i propozuar, sipas Tabaku, rëndon edhe më shumë krimin ekologjik, duke i hapur rrugë ndërtimit në këto zona që tanimë do të kthehen në parcela toke vulnerabël për tu betonuar me pasoja të rënda.

Një lëvizje e tillë, shton Tabaku, jo vetëm kundërshton angazhimin tonë ndërkombëtar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruara nga qeveritë shqiptare dërvite por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona.

Tabaku u bën thirrje kolegëve socialistë dhe qeverisë që të rishikojnë rrugën që këto projektligje.

Ligji i ri për zonat e mbrojtura u kundërshtua nga shoqatat e mjedisit në komisionin e veprimtarive prodhuese. Sipas tyre ligji është i hartuar në mënyrë të paqartë, mbivendos kompetencat dhe cenon zonat e mbrojtura. Por kryetari i komisionit Arben Pëllumbi tha se nuk ndryshon thelbi i ligjit dhe sugjerimet do merren në konsideratë.

DEKLARATË E KRYETARES SË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJET EUROPIANE,  JORIDA TABAKU

Të enjten e shkuar, Parlamenti i Shqipërisë me 72 vota miratoi “Rikthimin e Marrëzisë” të Lojërave të Fatit përmes një ligji që natyrisht nuk shëron asnjë nga plagët e trashëguara nga projektligji i vitit 2015 dhe madje asnjë nga plagët që mazhoranca socialiste pretendoi se do të mbyllte me ndalimin e Lojërave të fatit.
 
Ndryshimet e minutës së fundit të miratuara në seancën plenare do të jenë një mekanizëm për ta rikthyer sektorin e Lojërave të Fatit në një sektor potencial të pastrimit të parave dhe informalitetit që do të prekë rëndë xhepat e qytetarëve por edhe gjendjen shoqërore të vendit tonë.
 
Por sot, përpara jush nuk qëndroj vetëm për të denoncuar votimin dhe miratimin e projektligjit të lojërave të fatit që është një tjetër hallkë e zinxhirit të ligjeve me porosi që miraton një parlament noter.
 
Si një deputete dhe përfaqësuese e shqiptarëve dhe mbi të gjitha si një qytetare e shqetësuar me Shqipërinë që do t’i trashëgojnë fëmijëve tanë, jam sot këtu për të mbrojtur me aq sa mundem trashëgiminë tonë natyrore dhe integritetin ligjor të vendit tonë.
 
Në kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy nisma të tjera, që nëse do të kalonin, do të rreziokonin në mënyrë të pakthyeshme territoret dhe zonat e mbrojtura të vendit tonë.
 
Me një saktësi të orës zvicerane, mazhoranca socialiste, që pak muaj më parë iu krenua botës për shndërrimin e lumit të egër të Vjosës në Park Kombëtar. Ka propozuar një projektligj për ndryshimin e Zonave të Mbrojtura, ndërkohë që qeveria socialistë ka depozituar në kuvend një opinion të sajin për draftligjin e ligjvënësve socialistë.
 
Draft-ligji i propozuar nga deputetët socialistë dhe më tej mendimi i qeverisë socialiste përmes VKM, kërkon që të fshijë atë që ne e kemi konsideruar si të shenjtë; zonat e mbrojtura me të cilat i krenohemi botës dhe në të cilat ftojmë këdo t’i vizitojë.
 
Këto zona nuk janë thjesht parcelat e ndërtimit të një toke çfarëdo, por janë mishërimi i bukurisë natyrore të vendit tonë, diversitetit ekologjik dhe trashëgimisë që ne i lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë. Shkatërrimi i tyre, siç edhe parashikohet në propozimet që janë depozituar, apo çmontimi i statusit të tyre si zona të mbrojtura do të thotë zhbërja e viteve dhe përpjekjeve të sa e sa ambientalistëve dhe vullnetarëve për të konservuar mrekullinë tonë natyrore. Në të vërtetë kërkesat e paraqitura nga kolegët socialistë por edhe nga qeveria nuk janë vetëm se përpjekja për të shkatërruar balancën ekologjike dhe mbi të gjitha amanetin e të parëve tanë që na kanë lënë për këto vende, por dhe tradhëtia më e madhe ndaj fëmijëve tanë.
 
Ndërsa drafti i dytë i propozuar e rëndon edhe më shumë krimin ekologjik duke i hapur rrugë ndërtimit në këto zona që tanimë do të kthehen në parcela toke vulnerabël për tu betonuar me pasoja të rënda. Një lëvizje e tillë jo vetëm kundërshton angazhimin tonë ndërkombëtar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruara nga qeveritë shqiptare dërvite por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona. Kjo, është një qasje dritshkurtër që mund t’i ofrojë një pakice fitime afatshkurtëra por që do të dënojë përfundimisht shumicën dhe të ardhmen e vendit.
 
Qartësisht, këto propozime ligjore janë të ndërlidhura me njëra tjetrën si një rrjetë merimange. Janë lëvizje që kundërshtohen fort jo vetëm nga deputetët e opozitës, jo vetëm nga aktorët e shoqërisë civile por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
 
E kuptoj qartësisht që në kulmin e një krize ekonomike, në një situatë ku shqiptarët më shpejtë mendojnë të largohen, të flasësh për “Zonat e Mbrojtura” është mbase një luks. Por, debati sot nuk është më një çështje mjedisore, kjo më së shumti është një çështje ligjore me shqetësime të mëdha morale. Ajo flet qartësisht për vlerën e vendit tonë, për trashëgiminë tonë kombëtare dhe për angazhimin tonë të marrë përsipër pak javë më parë për një Zhvillim të Qendrueshëm dhe një qeverisje të përgjegjshme.
 
Shqipëria që ne duam t’i lëmë fëmijëve tanë është vendi i betonit të rezorteve në mesin e luginës së Valbonës? Thethit? Lepushës? Shqipëria që ne dëshumrojmë t’i lëmë fëmijëve tanë është ajo e betonit strategjik përgjatë lumit të Vjosës? Kanioneve të Nivicës?

Duhet të pyesim veten: cilën Shqipëri duam të lëmë për fëmijët tanë? Një të shkëputur nga mrekullitë e saj natyrore dhe pasuria ekologjike, apo një ku zhvillimi dhe konservacioni shkojnë dorë për dore, duke respektuar ekuilibrin delikat të ekosistemeve dhe ligjeve që i mbrojnë ato?
 
Ne mbrojmë një Shqipëri ku zonat e mbrojtura mbeten streha për biodiversitetin, ku zhvillimi ndiqet me kujdes për mjedisin, dhe ku njohuritë edhe dija e ekspertëve që kanë punuar me vite në mbrojtje të trashëgimisë sonë dëgjohet dhe respektohet. Ku konventat ndërkombëtare, direktivat e BE dhe zotimet për një Zhvillim të Qendrueshëm përpara partnerëve strategjikë nuk janë premtime të pavlera por angazhime.
 
Prandaj, i bëj thirrje kolegëve të mi deputetë, qeverisë dhe të gjithë palëve të interesuara të rishikojnë rrugën që këto projektligje do të na çonin. Le të punojmë së bashku për të gjetur një qasje të balancuar që siguron që zhvillimi i kombit tonë të mos bëhet në kurriz të trashëgimisë sonë natyrore. Le të mbajmë mbrojtjet që ruajnë zonat tona të mbrojtura dhe të kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme që përfitojnë të gjithë shqiptarët, tani dhe në të ardhmen.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 19/02/2024 14:47

    Ka 33-vite qe nuk ka "zona te mbrojtura" ne Shqiperi.Ne te gjithe vendin me token eshte abuzuar,ku njerezit e te gjitha kategorive e kane shperdoruar token me ndertime e prishje.Thirja qe behet per te ruajtur zonat e mbrojtura eshte me se e drejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja