Ligji special, Berisha: Prokurori
i BE hetim akuzave të Dick Marty
Qeveria shqiptare ligjëron të drejtën e prokurorëve ndërkombëtarë për të hetuar në cdo cep të Shqipërisë pas akuzave për trafik organesh në raportin e ish senatorit Dick Marty. Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë tha se ligji i miratuar sot zyrtarizon bashkëpunimin me prokurorin e ngarkuar nga BE për hetimin e raportit të Marty.
TIRANË – Qeveria shqiptare ligjëron të drejtën e prokurorëve ndërkombëtarë për të hetuar në cdo cep të Shqipërisë pas akuzave për trafik organesh në raportin e ish senatorit Dick Marty.
Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë tha se ligji i miratuar sot zyrtarizon bashkëpunimin me prokurorin e ngarkuar nga BE për hetimin e raportit të Marty.
“Kemi shprehur konsideratat tona për këtë raport. Del se në masën dërrmuese është shkruan nga Vuckcevic, por ndjeshmëria e akuzave të pafaktuara tërësisht këkron hetim të plotë dhe të hollësishëm si për transplantin e organeve si formë e shëmtuar krimi. Ai pretendon se në Fushë Krujë ka patur spital për shkulje organesh dhe i ka përcjellë nëpër botë. Ne jemi të interesuar të hetohet”, tha kryeministri.
Sipas kryeministrit, ligji njeh çdo autoritet të grupit hetimor për të bërë hetime në cdo skaj.
“Kemi besim të plotë tek ekipi dhe ndaj krijojmë bazën ligjore si mbështetje e fuqishme. Do të ketë hetim të plotë edhe për varrezë masive. Fakti që dokumenti është shkruajtur nga Vuckevic dëshmon qartë qëllimet politike. Ish senatori Marty është i njohur për qëndrimet antishqiptare. Që në titull ai implikon udhëheqjen politike të Kosovës, të cilën e mohon vetë në përmbajtje. Duket sikur titullin ia ka shkruar Sllobodani në varr”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, ky ligj bazohet në marrëveshjen e MSA që përcakton bashkëpunimin me BE në fushën penale. “Kushtetua u jep përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare”, përfundoi kryeministri.
(aq/shqiptarja.com) .
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46