Pas datës 30 janar 2019, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të vrarë me duar në xhepa në protestën e 21 Janarit 2011, mund të shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’. Në 20 dhjetor të vitit 2018, Parlamenti miratoi një ligj të propozuar nga qeveria, i cili përpos të tjerave, parashikon që shpalljen ‘Dëshmorë të Atdheut’ të katër të vrarëve të 21 Janarit.
Pika ‘ll’ e nenit 5 të ligjit parashikon që do shpallen ‘Dëshmor të Atdheut’ edhe shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990. Ky kriter plotësohet nga katër të vrarët në 21 Janar, pasi Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika nuk kishin armë dhe po protestonin paqësisht, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas datës 8 dhjetor 1990, afat i parashikuar në projektligj.
Ligji u dekretua nga Presidenti Ilir Meta në datën 14 janar 2019, ndërsa botua në Fletoren Zyrtare një ditë më pas, pra në 15 janar 2019. Ligji hyn në fuqi në datën 30 janar 2019. Pas kësaj date, mund të nisin procedurat për shpalljen dëshmorë ‘Dëshmorë të Atdheut’ të katër protestuesve të 21 Janarit. Kërkesa për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i atdheut” mund të paraqitet nga përfaqësues të familjes së të rënit, për të cilin kërkohet që të shpallet ose të njihet “Dëshmor i atdheut”, ose përfaqësues të autorizuar të organeve shtetërore, organizatave të dëshmorëve të atdheut, shoqërisë civile ose çdo deputet.
Ndërkaq, familjet e Dëshmorëve të Atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor. Me një vendim të vitit 2015, qeverisa ka rritur shpërblimin financiar për familjet e dëshmorëve nga 5 mijë lekë që ishte në 7 mijë lekë në muaj. Aktualisht mësohet se përfitojnë shpërblim financiar mujor rreth 400 familje të Dëshmorëve të Atdheut. Por, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit të ri, i cili zgjeron kategoritë që përfitojnë statusin e dëshmorit, numri i familjeve pritet të rritet. Nisma e qeverisë parashikon 22 kategori që përfitojnë statusin, ndërsa në ligjin aktual, i miratuar në vitin 2000, parashikon 10 kategori.
Komento
jam per denimin e vraseve por jo ti bejme deshmor destabilizuesit qe dogjen makinat,rrahen me dru policine,dhe donin ta kthenin shqiperin si 97-en.keto gjera ndodhin vetem ne shqiperi.pse nuk bejn deshmor te vraret nga regjimi komunist?
Përgjigju