Lihet në harresë plazhi i Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, mbetje të shumta dhe ujërat e zeza kanë mbuluar rërën

Mjaft i preferuar nga pushuesit vendas dhe të huaj, plazhi i Shënpjetrit në Gjirit të Lalzit vijon të ketë problema sa i përket mirëmbajtjes së tij. I gjithë përqendrimi i shtetit është në pjesën e fillimit aty ku ka edhe më shumë ndërtime, por sa i përket hapësirës publike e cila ndodhet në afërsi të fshatit Shën Pjetër e gjithë hapësira e rërës është e mbuluar nga mbetje të shumta urbane për të cilat nuk është kujdesur askush.

Për të bërë plazh në këtë zonë thuajse është e pamundur, pasi aty mungon çdo kusht elementar. Nuk ka roje, nuk ka kulla vrojtimi, nuk as ujë për të pirë, ujërat e zeza janë të mbledhura në një gropë e cila është shumë pranë detit e insektet e shumta janë prezente në çdo centimetër të tokës. Banorët thonë se ujë nuk ka as në shtëpit e fshatit Biz e Shën Pjetër, e sa i përket kushteve asnjeri nuk vjen për të parë se çfarë ndodh në këtë zonë.

Më e pakta që mund të bëjë bashkia e Durrësit dhe njësia administrative e Ishmit është të vendos të paktën tabela dhe ta nxjerrë kët plazh të papërdorshëm pasi nuk ofron asnjë kusht, higjienik madje mund të merren edhe sëmundje si pasojë e prezencës së mbeturinave dhe ujërave të zeza.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI